GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron: Kush nuk vaksinohet, humbet punën

08:39 - 13/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë paralajmëron: Kush nuk vaksinohet, humbet punën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Shëndetit Publik, Vivek Murthy mbrojti të dielën direktivat e reja të Presidentit Joe Biden që u kërkojnë miliona punonjësve të vaksinohen kundër koronavirusit, nën kërcënimin e mundshëm të humbjes së punës, edhe pse ka kundërshtime të gjera nga guvernatorët republikanë të shteteve amerikane.

“Ky nuk është një hap i pazakontë”, tha zoti Murthy për emisionin “This Week” të kanalit ABC. “Kjo është një përgjigje e përshtatshme”.

Me rreth 150’000 raste të reja të infektuarish me variantin Delta të koronavirusit dhe 1’500 vdekje të tjera që regjistrohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Biden javën e kaluar udhëzoi bizneset me 100 ose më shumë punonjës të vendosin detyrimin e vaksinimit për punonjësit e tyre, ose të kërkojnë që punonjësit t’i nënshtrohen testimit javor për COVID-19ën, nëse refuzojnë vaksinimin.

Rreth 80 milionë punonjës në mbarë ekonominë amerikane, më e madhja në botë, mund të preken nga udhëzimi i Presidentit Biden, duke u kushtuar ndoshta vendin e punës nëse refuzojnë vaksinimet ose testimet.

Presidenti gjithashtu urdhëroi rreth 2.5 milionë punonjës të qeverisë federale që të bëjnë vaksinën, nëse nuk e kanë bërë tashmë, dhe i dha fund një opsioni të mëparshëm që ofrohej për testimin javor nëse zgjidhnin të mos bënin vaksinën.

Disa kompani të mëdha kishin filluar tashmë të vendosnin detyrimin për vaksinimin dhe drejtuesit në bizneset kryesore në përgjithësi kanë shprehur mbështetje për urdhrat e Presidentit Biden. Por 19 guvernatorë republikanë, shumë prej tyre kritikë të shpeshtë të presidentit demokrat, kanë kundërshtuar direktivat e tij dhe thonë se po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së padive ligjore.

Një nga guvernatorët republikanë, Pete Ricketts i Nebraskës, tha për emisionin “Fox News Sunday” se urdhrat e presidentit janë një “tejkalim tronditës” i autoritetit të qeverisë kombëtare.

Zoti Ricketts tha se ka dëgjuar prej shumë punonjësve, të cilët kanë frikë se do të pushohen nga puna prej detyrimit për të bërë vaksinën.

“Ju nuk duhet të vendoseni përballë zgjedhjes mes mbajtjes së punës apo marrjes së një vaksine në krah”, tha zoti Ricketts. “Thjesht ka shumë njerëz që nuk e dinë se çfarë të besojnë tani”, tha ai, edhe pse agjensitë rregullatore federale të shëndetësisë i kanë dhënë miratim të plotë vaksinës Pfizer-BioNTech dhe autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën Moderna, dy vaksinat më të administruara më shpesh ndaj koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Ricketts tha se për disa njerëz, hezitimi “është me të vërtetë një rezultat i asaj që kanë bërë (Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), pasi kanë ndryshuar pozicion për kaq shumë çështje”, të tilla si nëse dikush duhet të mbajë maskë nëse është i vaksinuar dhe në çfarë rrethanash.

“Duhet të jetë një zgjedhje personale (nëse do të vaksinoheni), jo diçka e urdhëruar nga qeveria”, tha ai.

Një guvernator tjetër republikan, Asa Hutchinson i shtetit Arkansas, i tha emisionit të kanalit NBC, “Meet the Press”, se “Ky është një virus shumë serioz vdekjeprurës, dhe ne jemi të gjithë së bashku në përpjekjen për të arritur një nivel të shtuar vaksinimi të popullsisë”.

Por ai shtoi se “problemi është se unë po përpiqem të kapërcej rezistencën, por veprimet e presidentit nëpërmjet një urdhërese e forcojnë rezistencën”.

Shtetet në mbarë Amerikën rregullisht kërkojnë që fëmijët të vaksinohen kundër sëmundjeve ngjitëse të fëmijërisë. Kërkesa të tilla, tha zoti Hutchinson, “kanë ardhur gjithmonë në nivelin e shteteve, kurrë në nivel kombëtar”.

“Pra, kjo është një marrje e paprecedent e autoritetit nëpërmjet urdhërave federale që në të vërtetë trazon dhe ndan vendin”, tha ai. “Përçan partneritetin tonë mes qeverisë federale dhe shteteve dhe rrit ndasinë në drejtim të vaksinimit, kur ne të gjithë së bashku duhet të përpiqemi të rrisim nivelin e vaksinimit”.

Zoti Hutchinson tha se ai, ndryshe nga disa guvernatorë të tjerë republikanë, mbështet të drejtën e bizneseve individuale për të urdhëruar vaksinimet për punonjësit e tyre.

“Por një urdhëresë federale do të jetë joproduktive”, argumentoi ai.

Muaj më parë, Presidenti Biden përshëndeti atë që dukej se ishte një sukses në rritje në luftën kundër koronavirusit, por varianti delta solli një valë të re shqetësimi, si dhe urdhërat për vaksinimin në vendet e punës që ai firmosi javën e kaluar.

“Delta është një armik i fortë”, tha zoti Murthy për kanalin ABC. “Po na godet me rritje të menjëhershme”.

Por ai tha se zyrtarët e shëndetësisë “e dinë se këto lloj vaksinimesh funksionojnë ” dhe i përshkroi urdhrat e Presidentit Biden si “hapi tjetër” në luftimin e virusit që shkakton COVID-19ën./VOA

Etiketa: Keshilltar i Shtepise se Bardhe

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
Ndodh në Shqipëri, punimet e OSHEE lënë pa ujë Durrësin

Ndodh në Shqipëri, punimet e OSHEE lënë pa ujë Durrësin

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com