GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

VËZHGIMI/ Ashensorët në “dorë të Zotit”. ISHMT nuk kryen kontrolle prej vitesh

11:06 - 13/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
VËZHGIMI/ Ashensorët në “dorë të Zotit”. ISHMT nuk kryen kontrolle prej vitesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashensorët në Shqipëri nuk kontrollohen dhe përgjegjësinë kryesore për këtë e mban Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Kjo sepse, është  ky institucion ai që duhet t’i kërkojë administratorit të pallatit dhe personit përgjegjës për ashensorin kontratën CE, të regjistrimit. 

Pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria nxori një vendim i cili  kërkon që  çdo ashensor duhet të regjistrohet dhe ISHMT duhet të bëjë ekzaminimin  e duhur për të verifikuar nëse përgjegjësit kanë zbatuar ligjin.  “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullit teknik “Për sigurinë.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)” është struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut nën ministrinë përgjegjëse për tregtinë”, thuhet në vendim.

Vendimi u publikua në 2 dhjetor të 2019 dhe kërkon që ekzaminimi i plotë i ashensorëve ekzistues, të vendosur në shërbim deri më 31 dhjetor 2019, të kryhet jo më vonë se data 31 dhjetor 2020.

Por faktet e deri tanishme dhe më konkretisht ngjarja e rëndë që ndodhi në Astir ditën e djeshme tregon që ky vendim nuk është respektuar, por as ISHMT nuk ka kryer kontrollet që ka për detyrë.  Konkretisht vendimi i ri i ngarkon si detyrë ISHMT që të lëshojë certifikatë vetëm nëse janë kryer kontrollet e duhura dhe të evidentojë ato raste kur ashensorët nuk janë të certifikuar.  “Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) lëshon certifikatën e regjistrimit mbas përfundimit me sukses të procedurës së regjistrimit. 4.5 Certifikata e regjistrimit duhet të ketë numrin unik të regjistrimit të përcaktuar nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)”, thuhet në vendim.

Banorët në Astir treguan se ashensori kishte dy vjet që shfaqte probleme dhe punonjësit përgjegjës shmangnin kontrollet. Pra, kjo tregon se ashensorët në vend nuk kontrollohen dhe as nuk janë marrë masa nga qeveria, kur tashmë bëhet një vit që vendimit i ka kaluar afati.

E.H/ https://gijotina.com//

Etiketa: ashensorSkandal

Lajme të lidhura

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë
Breaking Views

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin
Breaking Views

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Shushica e Elbasanit pa energji elektrike, preken rreth 10 mijë banorë
Breaking Views

Shushica e Elbasanit pa energji elektrike, preken rreth 10 mijë banorë

20:27 - 30/01/26
Para
“Policia që duam”, aksidentohet 30-vjeçari në minierën e Bulqizës, prej tre ditësh asnjë njoftim

“Policia që duam”, aksidentohet 30-vjeçari në minierën e Bulqizës, prej tre ditësh asnjë njoftim

TË FUNDIT

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë
Breaking Views

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26

Kujtimi i poetit të mirënjohur shqiptar, Lasgush Poradeci do të nderohet me një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku poeti ka...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26
“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

“21 Janari”/ “Mund të arrestohem unë e të ‘shpëtojnë’ autorët”, Artan Hoxha: Rrezikoj 1 vit burg nëse s’tregoj burimin

22:33 - 30/01/26
“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

“Burg kam bërë edhe unë”, Edi Paloka fsheh dënimet që ka marrë për shpifje dhe sulmon Salianjin

22:16 - 30/01/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com