GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Bislim Ahmetaj, ky kameleon i interesave

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bislim Ahmetaj, ky kameleon i interesave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bislim Ahmetaj, i njohur si kryetar i “Grupimit 90” dhe i bashkuar në të pabindurit e Partisë Demokratike që kërkuan ndryshimin e kreut të PD, duke kandiduar Edit Harxhin për të marrë këtë post, njihet një person që prej vitesh ka kritikuar ashpër Sali Berishën për vendimet e tij gjatë kohës në pushtet, por edhe në opozitë. Madje, ai i nis kritikat që në vitin 1998, ku ka publikuar edhe bisedat me të ndjerin Pjetër Arbnori, duke e cilësuar Berishën autoritar dhe të ftohtë në mbledhjet e Partisë Demokratike.


Më vonë, ai iu rikthye dashurisë për Berishën për disa vite, duke e cilësuar si një lider historik dhe duke deklaruar se kishte respekt për figurën e tij. Por kjo zgjati deri në vitin 2013, kur Berisha dha dorëheqjen dhe në krye të Partisë Demokratike, u zgjodh Lulzim Basha. Nga ajo kohë e deri para një muaji, Bislim Ahmetaj e ka sulmuar Berishën ashpër mbi këtë zgjedhje, pasi qartazi zgjedhja e Bashës në PD, ishte kundër interesave të grupit të të përjashtuarve.


Madje, në prill të vitit 2021, pikërisht gjatë zgjedhjeve, Bislim Ahmetaj e cilësoi Berishën, një personalitet që e ka mbyllur ciklin e tij politik, teksa e komentoi si një ndër më pak të votuarit në PD. “Berisha është një personalitet me cikël të mbyllur në politikë dhe duhet të mos kishte kandiduar, por të ishte tërhequr”, tha Ahmetaj në atë kohë për Report Tv.


Ndërsa në muajin korrik, Bislim Ahmetaj do ta cilësonte Berishën minuesin e demokracisë, teksa komentonte shpalljen “non grata” nga SHBA. “Sa i përket akuzës për ‘minim të demokracisë’ e pohoj me përgjegjësi të plotë se SHBA ka pasur bazë reale dhe mund të dal dëshmitar në çdo ‘gjykatë’ që kjo akuzë është një e vërtetë e madhe dhe e padiskutueshme”, shprehej Bislim Ahmetaj.


Ndërkohë, në gusht të këtij viti, ai e sulmonte sërish Berishën, duke i thënë “haram” për mbështetjen që i kishte dhënë Bashës. “Mbështetjen pa kushte që i ke dhënë Lulzim Bashës që kur e vune në krye të KOP-it në 2005-ën, pastaj Ministër Transportesh, Ministër të Brendshëm dhe të Jashtëm, më vonë Kryetar të Bashkisë së Kryeqytetit dhe së fundi dy herë Kryetar të Partisë Demokratike e ke pas inspirim të brendshëm personal apo “detyrë shpie”?!? Nqs ke gabuar në zgjedhjen tënde do të isha i qetë për vitet që të kam ndjekur me bindje, nqs e ke pas detyrë shpie “haram” e paç mbështetjen time dhe të gjithë ndjekësve të mi.” shkruante Ahmetaj në profilin e tij në rrjetet sociale.


Por, menjëherë pas përjashtimit të Berishës nga Partia Demokratike, Bislim Ahmetaj u kthye të mbronte nderin e Berishës. Një natë më parë, teksa bënin homazhe pranë bustit të Azem Hajdarit, në nderim të përvjetorit të tij, Bislim Ahmetaj i thuri elozhe ish-kryeministrit Berisha, duke sulmuar Lulzim Bashën. Normalisht që këto elozhe nuk lidhen me asgjë tjetër, veçse me interesat e ngushta të grupit të të përjashtuarve nga PD për largimin e Bashës dhe marrjen e drejtimit të opozitës. Ky për ta mund të konsiderohet rasti më i mirë i shfrytëzimit të Sali Berishës për të ndikuar në votat e demokratëve, me premtimin se ata do e kthejnë sërish Berishën në grupet e PD. Pra, sipas filozofisë së Bislim Ahmetajt, ato që kemi thënë deri tani për Berishën i kapërdijmë me një gotë verë dhe rëndësi ka që ta shfrytëzojmë karizmën e plakut në PD, pasi flamujt mund t’i ndryshojmë sipas interesave, herë të rrahim e shpatullat e herë të…

Gijotina.com

Etiketa: BASHABislim AhmetajPD

Lajme të lidhura

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë
Aktualitet

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Para
Detaje të reja nga ngjarja në Astir, flasin familjarët e të lënduarve: Dëgjova zhurmën, ashensori ngecte për 2-3 ditë

Detaje të reja nga ngjarja në Astir, flasin familjarët e të lënduarve: Dëgjova zhurmën, ashensori ngecte për 2-3 ditë

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com