Kancelarja gjermane, Angela Merkel sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë në vendin tonë. Mësohet se Merkel është pritur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Pritja e kancelares do bëhet në Pallatin e Brigadave dhe përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.
Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Merkel e nisi turin e saj Ballkanik në Serbi ditën e djeshme, ku u prit nga Presidenti Alexandër Vucic. Pas takimit me presidentin serb, Merkel zhvilloi një konferencë shtypit në Beograd, ku u shpreh mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa tha, se për BE është “interes absolutisht strategjik që të pranojë këto vende”.
Ky është një udhëtim lamtumire që lidhet edhe me trashëgiminë e Merkelit në Ballkan, e cila do të mbahet mend si iniciatorja e Procesit të Berlinit në vitin 2014.