GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Buxheti akumulon 75% të deficitit buxhetor në 4 muajt e fundit të 2021

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulet borxhi i jashtëm në tremujorin e dytë të 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka akumuluar për të përdorur në 4 muajt e fundit të vitit 2021 rreth 75 për qind të deficitit buxhetor të programuar për këtë vit.

Ecuria e të ardhurave 3% më shumë se plani janar-gusht 2021 dhe ecuria e shpenzimeve 5% më pak se plani i periudhës ka ushtruar presion mbi deficitin, i cili edhe pse u planifikua në rekorde historike është realizuar vetëm në 25% të programit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Për periudhën e mbetur të vitit qeveria ka hapësirë për të shpenzuar vetëm nga deficiti rreth 90 miliardë lekë ose 728 milionë euro. Përdorimi i kësaj sasisë parash e përqendruar në një afat të shkurtër kohor rrezikon të ushtrojë presion shtesë tek çmimet, të cilat janë përfshirë së fundmi në një valë rritjeje të pazakonte nga kërkesa post pandemike.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave treguan se përgjatë 8 mujorit u përdorën 31 miliardë lekë nga 120.5 miliardë lekë që është plani vjetor i deficitit. Në raport me planin 8 mujorit deficiti buxhetor ishte 48 për qind më i ulët dhe me faktin e vitit 2020 ishte 43 për qind më i ulët.

Ministria e Financave vijon të vuajë nga kapacitetet e dobëta planifikuese. Në muajin qershor të këtij viti qeveria e ndryshoi buxhetin e shtetit duke zgjeruar deficitin buxhetor në 120.5 miliardë lekë nga 108.7 miliardë ose rreth 10.6 %.

Nëse edhe këtë vit zbatohet praktika e vitit të kaluar, ku 34 % e deficitit buxhetor u ekzekutua në dhjetor, atëherë politika fiskale rrezikon të ushtrojë presion të lartë mbi çmimet, pa përllogaritur eficensën e përdorimit të fondeve buxhetore.

Gjatë vitit të kaluar qeveria injektoi më shumë se 302 milionë euro në ekonomi vetëm gjatë muajit dhjetor, duke ndikuar në një rritje jo të zakonte te depozitave të biznesit në banka, fenomen që u konstatua edhe nga Banka e Shqipërisë.

Si kudo në botë, pandemia e Covid -19 ka rritur deficitet dhe shpenzimet buxhetore. Në kuadër të një plani masash për rimëkëmbjen e ekonomisë, qeveria e çoi deficitin buxhetor të vendit në 120,5 miliardë lekë, gati 1 miliard euro.

Përqendrimi i pagesave buxhetore në fund të vitit bëhet shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura. Burime nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave shpjeguan se detyrimet e prapambetura krijohen kryesisht nga katër arsye kryesore.

Së pari, në disa raste, kontratat për investime realizohen përtej parashikimeve buxhetore.

Së dyti, autoritetet kontraktuese ndryshojnë destinacionin e fondeve nga një projekt në një tjetër. Shpesh, projekti i ri ka nevoja më të mëdha për financime dhe bëhet shkak për akumulim detyrimesh.

Së treti, problematike në drejtim të krijimit të detyrimeve mbetet fakti se 70% e fondeve për investime apo për mirëmbajtje, alokohej në dy muajt e fundit. Së katërti, autoritetet kontraktore vuajnë nga një nivel i ulët menaxhimi, shpjegoi burimi nga Drejtoria e Thesarit./B.Hoxha

Etiketa: 2021borxhdeficit

Lajme të lidhura

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike
Aktualitet

32 për qind e shqiptarëve në pasiguri ushqimore! Jo vetëm të fundit në Europë, por edhe Ballkan

07:53 - 24/08/26
Para
Universitetet më të mira për master në menaxhim biznes, rritet kërkesa për këtë degë

Universitetet më të mira për master në menaxhim biznes, rritet kërkesa për këtë degë

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com