GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasjet me porosi nga burgu, përgjimi i Admir Tafilajt

në Aktualitet, KRYESORE, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata për Krimet e Rënda ka zbardhur vendimin e arsyetuar ndaj një grupi kriminal të akuzuar për vrasje me pagesë të porositura nga burgu nga i dënuari përjetë Admir Tafilaj. “ABC News” ka siguruara materialin e plotë prej 243 faqesh, ku zbardhen detajet e funksionimit të grupit, si edhe përgjimet e koduara mes të pandehurve.

Ata u njohën në burgun e Bradasheshit, ku u miqësuan dhe u bënë “vëllezër gjaku”. I premtuar njëri-tjetrin mbrojtje, deri në dhënien e jetës po të ishte nevoja. Një vit më vonë, Kristi Pine, jo vetëm që theu premtimin, por pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë. Në statusin e “të penduarit” ai tregoi para hetuesve porositë që merrte nga burgu prej të dënuarit përjetë Admir Tafilaj për vrasje me pagesë.
Gjykata për Krimet e Rënda ka zbardhur arsyetimin e vendimit përfundimtar ndaj Tafilajt dhe 9 të bashkëpandehve të tij, ku i pari mori një tjetër dënim me burgim përjetë. Një kopje e materialit voluminoz prej 243 faqesh është siguruar nga “ABC News”.
Sipas gjykatës, i pandehuri Admir Tafilaj është ideuesi dhe krijuesi i grupit kriminal bashkë me Kristi Pinen dhe Elson Merdanin. Të pandehurit e tjerë janë “rekrutuar” prej tij, por bashkëpinimi i tyre në varësi të episodeve është i thjeshtë dhe jo si grup i strukturuar. Togat e zeza të Krimeve arsyetojnë se ishte Tafilaj ai që përmes lidhjeve të tij brenda e jashtë burgut merrte porositë për vrasje. Më tej ai ndante detyrat dhe rolet tek të tjerët. Elson Merdani merrej me gjetjen e armëve, shpenzimet për levizjen apo udhëtimet, ndërsa roli i ekzekutorit i takonte Kristi Pines.
Sipas gjykatës, përveç një vrasjeje, që Pine ia ka bërë si nder Tafilajt, për të tjerat “pazari” ka variuar nga 15 mijë në 50 mijë euro.
Përgjime telefonike mes të pandehurve kanë qenë një nga provat e prokurorisë në gjykim.
Në një bisedë të 31 tetorit 2014, Kristi Pine i tregon Tafilajt në burg për përgatitjet për eliminimin e Leonard Muratajt, vepër e pakryer prej tij. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, të pandehurit përdorin terma të koduar për armët dhe fishekët.

Kristi Pine: He mor vllai

Admir Tafilaj: He ça je tu bo.

Kristi Pine: Hiç rehat, rrimë qetësi.

Admir Tafilaj: Mirë.

Kristi Pine: Mir mor mir, ka ngel për një gjo të vogël dhe në rregull të gjitha.

Admir Tafilaj: Ça ka ai që ka ngel.

Kristi Pine: Këshu mor burrë karamele 7.65 do munohet vetë me i gjet, kaq. Vetëm për ata ka ngel, Aifon katërta osht taman, kurse Aifon pesa nuk osht tamam, vetëm ajo mungon karikusi tamom.

Të pandehurit e dosjes u fajësuan për akuza të ndryshme në lidhje me një vrasjen e Brahim Manit në Shkodër, në qërshor 2014, tentativën e vrasjes së Edmond Çakmashit në shtator të këtij viti, si dhe përgatitjen e kushteve për ekzekutiumin Leonard Muratajt dhe Majlind Lilës në harkun tetor-dhjetor 2014. Për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, Kristi Pine u dënua përfundimisht me 10 vjet burg.
Të dhjetë të pandehurit e kanë kundështuar vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda.

Admir Tafilaj burg përjetë
Kristi Pine 10 vjet burg
Elson Merdani 35 vjet burg
Dritan Peksani 25 vjet burg
Alfred Qefalia 27 vjet burg
Klajdi Shembadhi 20 vjet burg
Aleksander Goraq 8 vjet burg
Fatos Koka 5 vjet burg
Albano Beqiraj 4 vjet burg
Dhimitër Zito 3 vjet burg

Etiketa: Admir TafilajKristi PineVrasje

Lajme të lidhura

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Para

Aksident në Bushnesh të Krujës, përplas për vdekje fqinjin në derë të shtëpisë

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet