GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Agjencitë e OKB-së duan qasje te migrantët në kufirin e BE-së

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjencitë e OKB-së duan qasje te migrantët në kufirin e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy agjenci të Kombeve të Bashkuara kërkuan qasje te azilkërkuesit e bllokuar në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë dhe Lituaninë, pasi katër migrantë në atë zonë u gjetën të vdekur.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë u bënë thirrje qeverive të përfshira që të respektojnë të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar derisa përpiqen t’i ndalojnë kalimet e paligjshme nga Bjellorusia në Bashkimin Evropian.

Përmes një deklarate të përbashkët, agjencitë e OKB-së kërkuan hetimin e katër vdekjeve.

Ato po ashtu kërkuan “qasje të menjëhershme” te refugjatët dhe migrantët tjerë, “në mënyrë që të sigurojnë ndihmë mjekësore, ushqim, ujë dhe strehim”.

Qeveritë e Polonisë dhe Lituanisë vendosën gjendje të jashtëzakonshme, për të ndaluar hyrjen në zona të caktuara kufitare për këdo, përveç rojeve kufitare dhe shërbimeve të sigurisë.

Ato gjithashtu janë duke ndërtuar gardhe me tela në kufijtë me Bjellorusinë.

Autoritetet polake thanë se tre persona që u gjetën të vdekur të dielën pranë kufirit me Bjellorusinë, vdiqën nga hipotermia dhe lodhja.

Rojet kufitare polake gjithashtu panë trupin e një gruaje pranë kufirit, në anën e Bjellorusisë.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara – të dyja me qendër në Gjenevë – thanë se kombësitë e njerëzve që vdiqën nuk janë konfirmuar.

Polonia dhe Lituania – të dyja vende të Bashkimit Evropian – kanë parë rritje të hyrjeve ilegale nga Bjellorusia, muajve të fundit.

Sipas zyrtarëve të tyre, këto kalime të paligjshme ndërmjetësohen nga regjimi i presidentit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashanka, për shkak të sanksioneve që i ka vënë BE-ja.

BE-ja ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër autoriteteve bjelloruse, për shkak të shtypjes brutale të një lëvizjeje pro-demokratike. / REL

Lajme të lidhura

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

10:12 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Para
COVID19, situata dramatike në Kosovë, rritet numri i të infektuarve

OBSH informon: Delta zhvendosi tre mutacionet e tjera të Covid

TË FUNDIT

Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare
Aktualitet

Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare

11:09 - 14/11/26

Në ‘Këndin e Fundjavës’, deputetja e PD lidh pastrimin e parave me vështirësitë e biznesit, zhvlerësimin e euros dhe pamundësinë...

Lexo më shumë
Rama “merr peng” Asamblenë e PS, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

Rama “merr peng” Asamblenë e PS, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

11:01 - 14/11/26
Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit

Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit

10:37 - 14/11/26
SPAK e akuzon për korrupsion dhe miliona euro abuzime, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS

SPAK e akuzon për korrupsion dhe miliona euro abuzime, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS

10:29 - 14/11/26
Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

Nisin punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

10:16 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com