GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Studimi: Instagram, një aplikacion toksik për adoleshentët

09:08 - 23/09/21
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 4 min
A A
Studimi: Instagram, një aplikacion toksik për adoleshentët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kërkim i brendshëm i shoqërisë me seli në Menlo Park, i publikuar në “Wall Street Journal”, tregon se shoqëria e Zuckerberg është në dijeni që rrjeti social i fotove mund të shkaktojë çrregullime në të ngrënët dhe depresion. Por nuk bën asgjë për ta rregulluar këtë gjë

Lajmi bombë u publikua në “Wall Street Journal”, e cila mundi të marrë rezultatet e disa studimeve të kryera në një fshehtësi të plotë nga kompania me seli në Menlo Park. Studimet zbulojnë një epilog të fortë: Facebook është në dijeni të faktit se Instagram është i dëmshëm për shëndetin mendor të vajzave adoleshente.

Rrjeti social i fotove me filtra, i blerë nga Facebook për 1 miliard dollarë në vitin 2010, duket se ka efekte shkatërruese në psikikën e shumë vajzave adoleshente. Sipas kërkimeve, të kryera nga vetë shoqëria e Mark Zuckerberg, një vajzë në tre, e cila ka një account në Instagram, zhvillon shqetësime të perceptimit të trupit të saj.

Madje të gjithë grupet e analizuara akuzuan spontanisht rrjetin social se shkakton ankth dhe një rritje të tendencave depresive. Një katastrofë. Veçanërisht, nëse përfshihet në një kontekst potencial – edhe disa kohë më parë, Facebook e ka menduar gjatë idenë për të propozuar një version të Instagram për minorenët 13 vjeç. Këtë ide, Kongresi Amerikan e ka refuzuar qartë, që në fillim.

Dhe është e çuditshme të mendosh se Facebook ishte plotësisht në dijeni për dëmin e krijuar nga Instagram tek adoleshentët, ndërkohë që mendonte për një version të dedikuar për fëmijët nën 13 vjeç. “Nga kërkimi ynë pamë se përdorimi i aplikacioneve sociale për t’u lidhur me njerëzit mund të ketë përfitime pozitive për shëndetin mendor” – tha Mark Zuckerberg në një seancë dëgjimore në Kongres në mars të 2021. Por kur u pyet për fëmijët dhe shëndetin mendor, duket se është krejt e kundërta.

Rasti i Anastasia

Hetimi i “Wall Street Journal” tregon për një adoleshente, Anastasia Vlasova, e cila nisi të shkojë te një psikologe. Ajo ka zhvilluar një çrregullim në të ushqyer dhe i ka idetë e qarta se çfarë e ka çuar në këtë gjendje – koha në Instagram. Anastasia është bërë pjesë e rrjetit social që 13 vjeç dhe thuajse çdo ditë ka kaluar tre orë në rrjetin social, e magjepsur nga jeta dhe trupi, në dukje i përsosur, i influencer të fitnessit.

“Kur u regjistrova në Instagram – tregon vajza, sot 18 vjeç – të gjitha ato që kam parë ishim imazhe të trupave të përsosur”. Dhe me sa duket, rasti i Anastasia është një fakt shumë i zakonshëm. Kërkuesit e Instagram, të cilët që prej vitit 2019 nisën të studionin efektet e padëshirueshme të platformës, zbuluan një kuti “Pandore”.

“32% e vajzave adoleshente pohoi se sa keq ndiheshin për trupin e tyre, dhe Instagram e përkeqësonte këtë ndjesi” shkruhej në një paragraf të këtij studimi “top sekret”, që qarkullonte prej kohësh në zyrat e Facebook. Në një tjetër shkruhej se “adoleshentet fajësonin Instagram për rritjen e ankthit dhe depresionit. Ky reagim ishte spontan dhe i qëndrueshëm te të gjitha grupet”. Madje, në mesin e adoleshentëve që kanë shprehur mendime vetëvrasje, disa prej tyre kanë dëshirën ta bëjnë këtë në Instagram.

Facebook nuk e trajton problemin

Dokumentet – shkruan “Wall Street Journal” – tregojnë edhe se Facebook ka bërë pak përpjekje për t’u përballur me këto probleme dhe i zvogëlon ato në publik. Kjo ka shumë të ngjarë sepse në Menlo Park e dinë mirë se Instagram është aplikacioni me rritjen më të madhe në të gjithë grupin, dhe zgjerimi i grupmoshës së përdoruesve të rinj është jetik për më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura të kompanisë, të cilat nuk mund të rrezikohen.

Sot, më shumë se 40% e përdoruesve të Instagram është më pak se 22 vjeç. Janë rreth 22 milionë adoleshentë me akses sot në Instagram në SHBA, krahasuar me 5 milionë adoleshentë me akses në Facebook, ku numri i përdoruesve të rinj në këtë rrjet social është në rënie prej dhjetë vjetësh. Mesatarisht, adoleshentët në SHBA kalojnë 50% më shumë kohë në Instagram se në Facebook. Ky është një fenomen në mbarë botën, jo vetëm amerikan.

Çrregullimet në të ngrënët dhe depresioni

Studimi i Facebook, i mbajtur i fshehtë në këta muaj, tregon se në Instagram, tendenca për të ndarë vetëm momente të mira, presioni për t’u dukur i përkryer, i ndërthurur me një produkt që krijon varësi mund t’u shkaktojnë adoleshentëve çrregullime në të ngrënë, depresion dhe një ndjenjë të pashëndetshme për trupin e tyre.

/ Il Sole 24 Ore

Etiketa: adoleshentetaplikacionInstagramstudimitoksik

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Aktualitet

Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve

17:10 - 02/12/25
Para
I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com