GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debati me Bashën dhe kërcënimi me video nga Bardhi, reagon Agron Shehaj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati me Bashën dhe kërcënimi me video nga Bardhi, reagon Agron Shehaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar për debatin me dyer të mbyllura që ka pasur në mbledhjen e fundit të kryetarëve të PD, në degët e Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Shehaj pranon se ka pasur një debat në mbledhje, por thotë se disa prej deklaratave që janë bërë publike në media nuk janë të vërteta.

Ai e ka konsideruar si të manipuluar zbardhjen e debatit të bërë nga mediet, ndërsa shkruan se i ka argumentuar Bashës pakënaqësitë që kanë një pjesë e mirë e demokratëve.

“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qëndrimin tim në mbledhjen me dyer të mbyllura. Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati””.

Ndër të tjera, ai shkruan se në kushtet kur një pjesë e madhe e votuesve janë kundër PD, nuk mundet që në krye të axhendës të jetë shpëtimi i karriges.

”Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike”, shkruan Shehaj.

Në fund, Shehaj në mënyrë indirekte konsideron si servila Grida Dumën dhe Gazment Bardhin që e kundërshtuan gjatë mbledhjes dhe u shprehën se kanë video sesi  Shehaj është ndihmuar në fushatën për kreun e PD nga njerëz që kanë mbajtur qëndrime kundër kësaj force politike.

Etiketa: Agron ShehajPD

Lajme të lidhura

Inati i Ramës ndaj Kushtetueses/ Gjyqtari i GJKKO flet për pagat: Janë aq sa i konfiskohen çdo vit krimit të organizuar
Breaking Views

Inati i Ramës ndaj Kushtetueses/ Gjyqtari i GJKKO flet për pagat: Janë aq sa i konfiskohen çdo vit krimit të organizuar

15:27 - 13/09/26
106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen
Breaking Views

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

14:22 - 13/09/26
“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno
Breaking Views

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

14:14 - 13/09/26
Para
Duelet e shumëpritura Marku-Prodan dhe Joshua-Usyk, ja oraret e kësaj mbrëmje

Duelet e shumëpritura Marku-Prodan dhe Joshua-Usyk, ja oraret e kësaj mbrëmje

TË FUNDIT

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

Një shqiptar është dënuar me 10 vjet e 15 ditë burg në Itali, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën...

Lexo më shumë
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:06 - 13/09/26
Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti zyrtarisht në krye të ekzekutivit, ja emrat e kabinetit

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti zyrtarisht në krye të ekzekutivit, ja emrat e kabinetit

15:59 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com