Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk është shpallur kampion bote në peshat e rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO pasi ka arritur ta mposhtë britanikun Anthony Joshua.
Përballja midis Usyk dhe Joshua u zhvillua me 12 raunde, ndërkohë që asnjëri nga boksierët nuk “u dorëzua”.
Ndërsa më pas me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall fitues me pikë Oleksandr Usyk, duke u bërë edhe kampioni i ri i botës në të tri kategori.
Ndeshja e mbrëmjes së djeshme zbriti nga froni boksierin e njohur britanik Anthony Joshua./K.T/Gijotina.com