GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

DW: Reagimet e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
DW: Reagimet e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Socialdemokratët shtuan votat në zgjedhjet e Bundestagut, Unioni pësoi humbje të ndjeshme. Por krijimi i një koalicioni qeverisës do të jetë i vështirë. Si reagon ekonomia gjermane pas rezultateve zyrtare paraprake?

Gjermania ka përpara muaj të vështirë të negociatave për krijimin e një koalicioni. Marcel Fratzscher, president i DIW, Institutit Gjerman të Ekonomisë, shprehet se ai shpreson që partitë të mos bien dakord vetëm për emëruesin më të vogël të përbashkët, por të ndajnë detyrat me njëra-tjetrën me mençuri, guxim dhe me vendosmërinë e nevojshme për ndryshim. Gjermania ndodhet para sfidës më të madhe prej kohësh. Qeveria e re duhet shpejt të marrë vendime të së ardhmes në lidhje me klimën, transformimin digjital dhe rinovimin social. Nëse nuk ia del me këtë, atëherë vihet në pikëpyetje mirëqenia ekonomike e Gjermanisë dhe Europa rrezikon të humbë në konkurrencën e sistemeve me Kinën dhe SHBA.

Marcel Fratzscher

Kurse ekonomisti Jens-Oliver Niklasch, nga Banka e landit të Baden-Vyrtembergut, LBBW shprehet se nga pikëpamja e tregut është një lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur. “Partitë e tjera që mund të qeverisin nuk dallojnë shumë në temat ekonomike dhe politike-financiare, që kompromiset të bëhen të pamundura.”

Jens-Oliver Niklasch

Edhe Jörg Krämer kryekonomisti i Commerzbank shprehet se “shumë sipërmarrës dhe aksionerë duhet të jenë të lehtësuar, që një aleancë me SPD-Të Gjelbrit-dhe e E Majta nuk arrin shumicën në Bundestag. Kjo forcon pozicionin negociues të FDP-së, pa të nuk mund të krijohet një koalicion stabil, po të lesh mënjanë koalicionin e madh.” Për Krämerqeveria e re ka detyra të vështira përpara. Ndryshe nga Angela Merkel në vitin 2005, qeveria e re nuk merr përsipër një ekonomi popullore me avantazhe në vend. Po të matet me faktorë si kohëzgjatja e proceseve të lejeve apo gjyqësore, tatimet etj, me rëndësi për funksionalitetin konkret të sipërmarrjeve, Gjermania brenda BE zë vende mesatare. Para 10 vjetësh Gjermania ndodhej në çerekun e parë të renditjeve.”

Edhe Jörg Krämer

Shqetësim – kohëzgjatja e negociatave

Kurse Gabriel Felbermayr, presidenti i Institutit për Ekonominë botërore, IFW e sheh me shqetësim, që Gjermania ka përpara muaj të vështirë të krijimit të qeverisë. Pavarësisht se cili koalicion krijohej, …duhet të llogaritet me atë që qeveria e re do të jetë relativisht e dobët, sepse partitë me pozicione ideologjike të ndryshme, do të duhet të bien dakord për një program. Paralizimi i gjatë dhe pasiguria politike nuk ndihmojnë aspak ekonominë, sidomos para detyrave të vështira të së ardhmes.”

Gabriel Felbermayr

Për Thomas Gitzel, kryekonomist i VP Bank, rezultati zgjedhor në Gjermani do të pritet me qetësi nga tregjet financiare. Për një aleancë të majtë me shumë gjasa nuk mjafton rezultati. Me këtë është mënjanuar rreziku më i madh për tregjet financiare. Me këtë rezultat kuptohet edhe diçka tjetër: nuk ka një ndërprerje të plotë me punën e deritanishme qeveritare. Edhe nëse SPD-së merrzyrën e kancelarit do të thotë vijimësi. Për Olaf Scholz kanë rëndësi finanacat solide edhe kjo do t’i qetësojë tregjet financiare./DW

Etiketa: DWekonomiaGjermani

Lajme të lidhura

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona
Botë

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”
Botë

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin
Botë

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Para
Tensionet në veri, ushtarët e KFOR-it mbërrijnë në Jarinjë

Tensionet në veri, ushtarët e KFOR-it mbërrijnë në Jarinjë

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com