GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Rama dhe Kurti nderojnë Rexhep Qosen, apeli i akademikut: Unifikoni qëllimin!

në Art & Kulturë, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama dhe Kurti nderojnë Rexhep Qosen, apeli i akademikut: Unifikoni qëllimin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar akademikun Rexhep Qosja titullin “Ylli i Medaljes” në kuadër të 85-vjetorit të tij të lindjes. Në një ceremoni të veçantë ku Rama shfaqet në krah të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe anëtarë të tjerë të dy kabineteve qeveritare, kreu i qeverisë ndau qëndrimet për akademikun.

“Fort i dashur profesor, i dashur Albin, kjo ditë më bën të ndihem krenar dhe i ndrojtur është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh. Të nderosh një njeri të admirueshëm është të marrësh në këmbim falas uratën e tij, kjo nuk ka si të më krenojë, duke qenë se jam kryeministri më i mirë mes artistëve. Përgjatë harkut të një jete, me qasje më kulmore, vetëdija e Qoses është një tipar dallues, zotni burrë. Profesor Qosja qëndron në kohë si shembull i gjurmimit, në një kohë kur zhurmat dhe pluhurat e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik”, tha Rama.

Rama foli për veprat e akademikut ndërsa kërkoi që shqiptarët të lexojnë urtësinë e tij. Ai kujtoi mësimin që ka marrë në analizën e tij kritike të titulluar “Opozitë me duar në xhepa”. Sipas tij, në çdo takim pune ka parasysh figurën e Qoses dhe kurrë më nuk e përsërit të njëjtin gabim.

“Shqiptarët s’duhet të kërkojnë më shumë por as më pak se popujt e tjerë të Ballkanit. Bashkimi i shqiptarëve është një e drejtë demokratike, e mohuar. Shqiptarët s’duhet të harrojnë se Ballkanin e kanë të përbashkët. Çfarë kthjelltësie dhe ftese për urtësi. Siç e ka thënë profesor Rexhepi, do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk do të udhëtojmë fare”, -tha Rama.

Akademiku Qose lartësoi figurën e të dy liderëve shqiptar dhe i apeloi ata që të takohen më shpesh në mbledhje të përbashkëta për të njehsuar qëllimet e tyre politike, shoqërore, kulturore, arsimore, shëndetësore etj.  

“E ndjej veten të privilegjuar që ky nderim mu bë sot në Prishtinë. E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas takimit të dy delegacioneve. Të delegacionit të Shqipërisë dhe të Kosovës, të kryeministruar nga Albin Kurti. Si Rama dhe Kurti është politikan krijues. Albin Kurti është një prej intelektualëve që e shquan një cilësi e veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur del në TV dhe tubime, duhet t’i dëgjojmë deklaratat dhe intervistat e tij për tu bindur se Albin Kurti ka një kujtesë të jashtëzakonshme, në të cilën janë mbledhur të dhëna sa në një bibliotekë mbi historitë e Evropës dhe Amerikës. Të dhëna mbi gjeografitë, artet e ndryshme, filozofitë, prej fjalimeve, e paraqitjeve të tij edhe mund të mësohet”,-tha Qosja në fjalën e tij. 

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi akademikun Rexhep Qose personalitet që bën bashkë gjuhën dhe historinë shqiptare.

“Ditëlindjen profesor Qoses duhet t’ia kremtojmë nga dy herë. Ka kontribuar edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë. Profesor Rexhep Qose në më shumë se gjysmë shekull veprimtari ka frymëzuar studentë, veprimtarë politikë, profesor dhe intelektual në një performancës gjigante. Kontributin e tij nuk e matim dot. Për bindjen time kombi shqiptar është komb i gjuhës dhe i historisë. Historinë e kemi gjithandej në politikë, ndërsa gjuhën e kemi edhe te letërsia jonë. Nuk mund të mendoj ndonjë personalitet tjetër të gjallë që i bën bashkë historinë dhe gjuhën tonë. Jam ndikuar prej tij meqenëse edhe sot besoj se romantizmi është ilaçi më i mirë ndaj cinizmit”, u shpreh Kurti

Etiketa: KurtinderonQoseRama

Lajme të lidhura

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!

20:59 - 23/08/26
Para
Vrasja e mësueses në Londër, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

Vrasja e mësueses në Londër, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov
Sport

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

22:36 - 23/08/26

Shqipëria merr medaljet e para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë dhe është sporti i mundjes...

Lexo më shumë
‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

21:52 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com