Ish-futbollisti Italian, Antonio Kasano ka thurur elozhe për trajnerin e Napolit, Luçiano Spaleti. Bardhekaltërit udhëheqin kampionatin Italian në kuotën e 18 pikëve.
“Spaleti ka fituar që tani, i bëj komplimentet e mia. Ai ia doli që të krijonte një ekip dhe po vendos pikat mbi i për shumë lojtarë të grupit, më i rëndësishmi është Osimhen.
Spaleti mund ta mbyllë edhe në vendin e katërt këtë kampionat, por ai për mua ka fituar. Ka krijuar diçka speciale në një qytet që meriton shumë”, tha Kasano.