GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri i Amerikës: Çështja e Tahirit është futur në labirinte veprimesh procedurale

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Çështja e Tahirit është futur në labirinte veprimesh procedurale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi sot të prishë vendimin e Apelit për çështjen ‘Tahiri’ dhe e ktheu për rishqyrtim po në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Dy vjet më parë, në shtator 2019, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor ish ministrin Tahiri për “shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafikim bimësh narkotike, në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal.

Ish-ministri Tahiri u dënua me 3 vjet me shërbim prove, por pas këtij dënimi, prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar dënimin sipas akuzave për trafikim narkotikësh në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Në qershor të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkoi shqyrtimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykues.

Ndërsa sot Gjykata e Lartë vendosi që cështja të rishqyrtohet nga një tjetër trup gjykues në Apel.

“Ne kërkuam që Gjykata e Lartë të shyrtonte me themel këtë çështje, por ajo vendosi që ta kthejë në Apel, duke u marrë vetëm me shkeljet proceduriale. Do të ndjekim procedurat dhe do të kërkojmë në vazhdimësi pafajësinë e zotit Tahiri” – tha Maksim Haxhia, avokat i zotit Tahiri.

Çështja Tahiri nisi me bujë dy vjet më parë me një seri akuzash të rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Pas tensioneve në qarqet politike dhe në Kuvend për dorëheqjen e tij, çështja ‘Tahiri’ vazhdon të endet nëpër një labirint veprimesh proceduriale, pasi gjykata e shkallës së parë rrëzoi akuzat e rënda dhe e dënoi duke krijuar një akuzë të re të pakërkuar nga prokuroria; “shpërdorim detyre”.

Prokuroria kishte kërkuar ndaj zotit Tahiri një dënim me 12 vjet burgim, për tre akuza të rënda, duke pretenduar për lidhje të tij më të ashtuquajturin grupi i Habilajve i akuzuar për trafik marijuhane nga Shqipëria drejt Italisë.

Por ish-ministri vazhdimisht ka pretenduar se përvec lidhjeve familjare me vëllezërit Habilaj nuk e lidhte ndonjë veprimtari kriminale.

Gjykata e Apelit e ktheu sërish cështjen në Gjykatën e Shkallës së parë, për ta shyrtuar një tjetër trup gjykues.

Edhe sot Gjykata e Lartë kërkoi që në Apel çështjen Tahiri ta rishqyrtojë një tjetër trup gjykues.

Mosbesimi ndaj trupava gjykuese erdhi prej faktit se pjesëtarë të tyre ishin shprehur në mënyra të ndryshme për këtë çështje dhe kërkohej ndryshimi i tyre, në mënyrë që vendimet të mos bësheshin të cënueshme.

Marrë nga VOA.

Etiketa: procedureSajmir TahiriveprimeZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
“Shpërthen” Pioli: Arbitri Çakër vendosi ndeshjen

“Shpërthen” Pioli: Arbitri Çakër vendosi ndeshjen

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com