GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Babai i dënuar për jetë se masakroi një grek”, shoku i vrasësit të policit: Aldi u vra nga policia

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
“Babai i dënuar për jetë se masakroi një grek”, shoku i vrasësit të policit: Aldi u vra nga policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fëmijëria e trazuar e 21- vjeçarit Aldi Rama u bë shkak që ai të provonte 2 herë burgun, para se të kryente krimin e rëndë duke qëlluar për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha një ditë më parë. Shoku i ngushtë i Aldi Ramës ka rrëfyer një version kontradiktor të ngjarjes, me hetimet që janë bërë deri tani. Ai është shprehur se nuk beson se Rama ka vrarë veten, por e ka vrarë policia, pasi sipas asaj që ai dinte ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.

“Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka treguar se për 21-vjecarin gjërat nuk kanë qenë të thjeshta, ndërsa prindit ishin të divorcuar dhe i ati i dënuar përjetë në Greqi. Ai rezulton i dënuar për një krim të rëndë, pasi ka masakruar me motosharrë një grek.

Shoku i Aldi Ramës thotë se atë e ka njohur pasi kishte qenë në të njëjtën qeli me vëllain e tij dhe se ishte tronditur kur kishte mësuar për ngjarjen e rëndë një ditë më parë.

“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, ka treguar ai.

Aldi Rama ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës, pasi qëlloi veten me pistoletë në fyt ditën e djeshme, në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së efektivit të policisë.

Etiketa: LezheVrasje

Lajme të lidhura

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës
Aktualitet

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!
Breaking Views

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!

19:05 - 11/05/26
Para
Bonucci zbulon për herë të parë çfarë ndodhi me Ronaldon te Juventus  

Bonucci zbulon për herë të parë çfarë ndodhi me Ronaldon te Juventus  

TË FUNDIT

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert
Breaking Views

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

Rezultatet e fundit të Milanit, që kanë vënë në dyshim sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për kuqezinjtë, kanë...

Lexo më shumë
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

21:04 - 11/05/26
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

20:47 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com