GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndryshimi i kufijve, Vuçiç: Mund të ndodhë, por nën mandatin e OKB-së

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimi i kufijve, Vuçiç: Mund të ndodhë, por nën mandatin e OKB-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka deklaruar se është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide, sipas tij, do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër.

“Ndryshimi i kufirit është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera në një intervistë për mediat vendase ai ka thënë se  pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Mediat në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar në Bruksel një “non paper”.

Ndërkohë disa shtete të BE-së, e më së shumti Gjermania, janë shprehur kundër ideve të tilla duke i quajtur si të rrezikshme.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, non-paper është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

Ndërkohë Sllovenia, më 17 maj, do të jetë nikoqire e samitit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni.

Vuçiç tha se pas takimit të nivelit të lartë, ai do të vizitojë Brukselin. Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik midis rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Etiketa: Aleksander VucicSerbia

Lajme të lidhura

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Para
“Jap dorëheqjen nëse për ju zgjedhjet janë në rregull”, Basha sfidon Këshillin Kombëtar të PD

“Jap dorëheqjen nëse për ju zgjedhjet janë në rregull”, Basha sfidon Këshillin Kombëtar të PD

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com