Lidhur me protestën e pasdites së djeshme përpara Kryeministrisë, bëhet me dije se policia ka nisur hetimet. Sipas asaj çka raportohet, 4 persona janë proceduar pasi bllokuan në mënyrë të paligjshme rrugën dhe bllokuan qarkullimin.
Pasditen e djeshme, qytetarët u ngritën në protestë për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, gazit dhe naftës. Qytetarët bllokuan rrugën kryesore duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve e bënin thirrje për bashkim. Protesta zgjati 60-minuta, teksa protestuesit njoftuan se do të mblidhen sërish ditën e hënë.
Nga vëzhgimet e bëra, çmimet e produkteve janë rritur duke filluar nga 30 lekë, teksa disa produkte janë rritur dhe me 50% të vlerës me të cilën janë shitur deri më tani.