GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Evropa, jo në formën e saj më të mirë”, Rama për TV gjerman: Samiti i BE, nuk prisja asgjë tjetër

08:19 - 11/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Evropa, jo në formën e saj më të mirë”, Rama për TV gjerman: Samiti i BE, nuk prisja asgjë tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin kombëtar gjerman NTV, ka folur për çështjen e integrimit dhe samitin BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni. Ai tha se nuk është i zhgënjyer që nuk pati një datë për zgjerimin, sepse Evropa nuk është në formën e sa më të mirë. Rama theksoi se ne duhet të krijojmë një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si BE.

Ai foli për çështjen e emigrantëve afganë dhe refuzimin për t’i strehuar në kampe, si dhe për qeverinë me 12 ministre.

Kryeministri i Shqipërisë Rama u zgjodh kreu i qeverisë për herë të tretë. Ka qenë në titujt kryesorë në mediat ndërkombëtare, sepse ka më shumë gra sesa burra në kabinetin e tij dhe ka ofruar të pranojë katër mijë refugjatë nga Afganistani. Vetëm hyrja në BE nuk po ecën mirë.

– Kryeministër Rama, ju po vini nga Sllovenia, nga samiti i BE -së dhe praktikisht kishte shtrëngime duarsh dhe fjalë të këndshme. Jeni të zhgënjyer?

Kryeministri Edi Rama: Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë.

– Angela Merkel është një nga mbështetëset tuaja dhe është për zgjerimin e BE -së. Do t’ju mungojë ajo?

Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se Angela Merkel do t’i mungojë Gjermanisë e të gjithë Evropës, madje krejt botës dhe mendoj se edhe rajonit tonë do t’i mungojë… Ndoshta edhe për shkak të së kaluarës së saj ajo ka një vizion të Ballkanit. Ajo e di se çfarë do të thotë të dalësh nga diktatura, nga një diktaturë komuniste. Dhe sigurisht ajo ka bërë gjithçka në mundësitë e saj për Evropën, duke hapur derën për refugjatët. Sidoqoftë, pas krizës së refugjatëve, as Gjermania as  Bashkimi Evropian nuk janë më të njëjtët.

– Ju ofruat një vend strehimi për katër mijë refugjatë afganë dhe ata nuk jetojnë në kampe, por në hotele në plazh. Sa gjatë do të qëndrojnë atje?

Kryeministri Edi Rama: Kampet e refugjatëve janë çnjerëzore. Mendoj se ato janë një nga arsyet pse komunitetet përreth trazohen, kur njerëzit i shohin refugjatët në afërsi të tyre të mblidhen nëpër kampe. Kur vijnë shumë njerëz, ndonjëherë duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë ne morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët, refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë që bëmë për njerëzit tanë, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i tmerrshëm më 26 nëntor 2019.

– Le të vijmë tek kabineti juaj i ri, 12 ministre nga 17 ministra gjithsej. A janë gratë shqiptare shumë më të mira se burrat?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, unë besoj se gratë gjermane janë më të mira se burrat gjermanë, nuk ka dyshim për këtë dhe Angela Merkel është shembulli më i mirë. Së dyti, dua të them se nuk ishte aspak qëllimi im kjo gjë. Nuk është një kabinet që ka një përqindje kaq të lartë të grave për të bërë përshtypje në të gjithë botën, duke diskriminuar burra. Në kabinetet e mia të mëparshme, në të parin dhe në të dytin, ndarja shumë e ekuilibruar gjinore ishte e qëllimshme. Këtë herë doja thjesht kabinetin më të mirë. Dhe rasti e solli të ketë më shumë gra sesa burra.

Faleminderit shumë kryeministër Rama.

Etiketa: Rama

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Kim Kardashian autoironizon në “Saturday Night Live”, flet për videon e saj të seksit

Kim Kardashian autoironizon në “Saturday Night Live”, flet për videon e saj të seksit

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com