GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE-ja prezanton planin për të lehtësuar krizën e energjisë në Evropë

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
BE-ja prezanton planin për të lehtësuar krizën e energjisë në Evropë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Evropian ka prezantuar të mërkurën një paketë masash, me qëllim të lehtësimit të krizës me çmime të gazit, të cilat mund të rriten si asnjëherë më parë në Evropë.

Në mesin e propozimeve ka qenë blerja e përbashkët e karburanteve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe zvogëlimi i takasvae.

Çmimet e energjisë kanë prekur nivele rekorde për arsye të ndryshme, përfshirë kërkesën e madhe për gaz natyror, teksa ekonomitë rimëkëmben nga pandemia e koronavirusit.

Komisioni Evropian ka qenë nën presion për të vepruar mbi krizën e çmimeve.

Çmimi i gazit është rritur për 250 për qind prej muajit janar.

Shefja për Energji në Komisionin Evropian, Kadri Simson, ka thënë se ekzekutivi i BE-së është duke iu përgjigjur thirrjeve për veprim, duke prezantuar një plan veprimi.

Ajo u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të shqyrtojnë mundësinë e ndarjes së hyrave emergjente për të mbështetur familjet dhe kompanitë që kanë nevojë për ndihmë.

“Rritja e çmimeve globale të energjisë përbën shqetësim serioz për BE-në”, ka thënë Simson.

“Teksa rimëkëmbemi nga pandemia, është e rëndësishme të mbrojmë konsumatorët e cenueshëm dhe të mbështesim kompanitë evropiane”.

Një nga masat e përmendura në planin e veprimit është që BE-ja do të shqyrtojë mundësinë e blerjes së gazit natyror për të gjitha vendet e bllokut.

Simson ka thënë se shtetet mund ta blejnë gazin edhe ndaras për të pasur rezerva.

Mirëpo, sikurse edhe në skemën për të blerë vaksina kundër koronavirusit, pjesëmarrja do të jetë në baza vullnetare.

Ideja është propozuar nga disa qeveri, përfshirë atë të Spanjës.

Kriza me energjinë ka vënë në pah varësinë e Evropës ndaj Rusisë, si një nga furnizueset më të mëdha të gazit.

Kritikët kanë akuzuar Rusinë se me qëllim nuk po rrit furnizimet.

Mirëpo, presidenti rus, Vladimir Putin, ka kundërshtuar të mërkurën supozimin se shteti i tij është duke përdorur energjinë si armë./REL

Etiketa: BEEvrope

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Para
Fier, automjeti përplas motorin, lëndohet drejtuesi i motorit

Fier, automjeti përplas motorin, lëndohet drejtuesi i motorit

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com