GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Mandati III, Rama pranon se ka krizë, sulmon Berishën, por s’përmbahet: Do çojmë 2 satelitë në orbitë!

12:25 - 14/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha-Ramës: Lojërat mund t’ luaje katër vite më parë se isha i ri, nuk i dija truket
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për faktin se Shqipëria ka marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE sa i takon rritjes së energjisë.

Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për një borxh, por për një instrument si garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë.

“Pas një periudhe kontraktimi me 4% në vitin 2020 e cila ishte shumë më pak se parashikimi fillestar, ekonomia po rritet fuqishëm me rritje të parashikuar 7.8 % për 2020-ën, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave fiskale nga rindërtimit. Kjo është FMN. Shqip dhe anglisht. Më tutje përsëritet prapë, se është e njëjta gjë që bën, përsëri të njëjtën gjë që kur ke hyrë kryetar i opozitës. Përsërit dhe përsërit si përsëritës, duke iu thënë shqiptarëve se kemi marrë 200 mln borxhe, ndërkohë që para një jave iu the se u rrit çmimi i energjisë.

Ça do të thotë kjo? Se nuk ka krizë?! Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi do e shohim në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur, po problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës përballë kërkesës. Mund të paguash edhe më shumë, por s’mund ta gjesh. Ato 200 mln euro nuk janë borxh, por instrument garancie sovrane, për të mbrojtur shqiptarët dhe jo për të faturuar ata. Për të bërë të mundur që ajo kosto e rritur mos të shkojë në xhepat e tyre. ne po përgatitemi, shumë shpejt do të bëjmë konstruktim me shqiptarët se kush do e mbajë barrën dhe se si do të shpërndahet ajo”, pohoi Kryeministri.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës, ndërsa ironizoi kreun e PD-së, duke i thënë “ndërro pllakën e gramafonit”.

“The po bie konsumi. Ku u bazove? Ku i ke shifrat? Apo është pllaka e gramafonit që rrotullohet që nga 2013? Si është ulur konsumi, kur importet rriten? Si po bie konsumi kur kursimet e volgla sot janë më të larta se asnjëhërë më parë. Flas për njerzit e thjeshtë këtu. Ndërroni pllaken e gramafonit se keni që 2013. Ju duhet një pllakë e re”, -tha Rama.

Më tej, Rama ka ironizoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, në momentin kur  tha se “La voce del padrone ka ikur te “Foltorja”. Tani ka ngel “la voce” pa padrone”.

Gjithashtu, Kryeministri Rama, kur po justifikonte krizën dhe abuzimet nëpër tenderat e veprave publike, i ka njoftuar shqiptarët se brenda këtij mandate të tretë, do të hedhë në orbitë dy satelitë me emrat “Albania 1” dhe “Albania 2”.

“Do çojmë dhe satelit në orbit, kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbit… Do jenë 2 satelit Albania 1, dhe Albania 2, se për në Shqipëria nuk është tokë e zanun, se ju nga 7 mrekulli që ka bota, të 8 e bëtë ju. Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë dhe durim, por që do ti çojmë edhe satelitët në orbit, jo mandatin tjetër jo, por vitin e ardhshëm. Ju qeshni se të qeshurën e keni program partie, ne do të çojmë dy satelitët në orbit që tiu kontrollojnë aty”, – u shpreh Rama nga foltorja e Parlamnetit.

Etiketa: berishaorbiteRamasatelite

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Bejruti nuk gjen qetësi, shpërthime dhe të shtëna, raportohen 2 viktima dhe 7 të plagosur

Bejruti nuk gjen qetësi, shpërthime dhe të shtëna, raportohen 2 viktima dhe 7 të plagosur

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com