GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artan Hoxha paralajmerim per vrasjen ne Shkoder

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Hoxha paralajmerim  per vrasjen ne Shkoder
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se i ekzekutuari Endri Mustafa u rrëmbye me 14 maj dhe u torturua për t’i nxjerrë informacion dhe më pas u vra. E ndërsa autori ende nuk dihet, gazetari Hoxha zbuloi atë që ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku u rrethua banesa e një të forti në lagjen “Kiras”, por pavarësisht tentativa të policisë nuk u hap deri në mëngjes, dhe u gjet asgjë.

“Policia e Shkodrës ka ushtruar mbrëmë gjatë natës një operacion të zgjeruar në Kiras dhe kanë bastisur një numër banesash që shumë rrallë ka guxuar (policia) që të shkojë atje. Banesa që e kanë murin nga 4 metra dhe kanë kamera jo vetëm te shtëpia, por që ku fillon rruga. Në një nga banesat nuk është hapur, kanë hyrë në oborr dhe nuk kanë mundur të hyjnë pasi i zoti nuk e hapte derën dhe aty kanë hyrë sot kur ka zbardhur.

Është një personazh shumë i njohur në Shkodër, nuk ka foto në media, është një personazh i cili është manjak i sigurisë, nuk bën kollaj gabime dhe është shumë e vështirë ta implikosh përfshirjen e tij. Gjithë natës është mbajtur shtëpia në rrethim deri në mëngjes, madje është kontrolluar edhe banesa e Fatbardh Licit që është ekzekutuar në gushtin e 2018.

Autoritetet janë mundur ta mbajnë sekret. Dyshimet kanë qenë se personi që u gjet sot në Livadhe, dyshojnë se u mbajt peng në një banesë dhe aty u kërkua të nxirrej informacion prej tij. Nuk janë gjetur prova, di që u bastis zona kryesore në Kiras, por nuk kanë gjetur prova që në këtë zonë ka ndodhur rrëmbimi dhe është mbajtur peng Endri Mustafa. Kjo ngjarje nuk do të ngelet me kaq.

Shkodra ka një karakteristikë shumë të veçantë, qytetarët nuk bashkëpunojnë me policinë për shkak të mos besimit që kanë prandaj është e vështirë të zbulosh atentate. Në Shkodër nuk kemi një përgjigje për viktimat e tre viteve të fundit, që janë edhe nip e dajë që janë rrëmbyer dhe nuk janë gjetur më kufomat e tyre”.

Zgjidhja? “Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, që për fat të keq paralajmëron vijim prandaj duhet të ketë një reagim të fuqishëm që nuk mund ta bëjë policia lokale, duhet një Task Forcë nga Tirana që ka detyrë të godasë vetëm grupet kriminale të këtij niveli, pasi grupet lokale nuk kanë mundësinë dhe kurajo”.

Por cili është autori i vrasjes? “Autori është viktima e radhës, ai që do të goditet në vijim, do ta gjejnë vetë ata, gjë që nuk është fare normale, duhet të gjejnë një zgjidhje që të qetësojnë komunitetin atje” përfundoi Hoxha.

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë
Aktualitet

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Para

Parashikimi i motit sot 18.05.2021

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com