Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar mbështetjen e Kinës e Rusisë për Serbinë, teksa në anën tjetër kanë vijuar me akuza ndaj Kosovës.
Në lidhje me situatën në veri, ka pasur një reagim si nga Rusia, ashtu dhe nga Kina, ku të dyja dalin në mbrojtje të Rusisë. Për përfaqësuesin e Rusisë, situata është përkeqësuar për shkak të veprimeve të Prishtinës. Madje, e ka quajtur provokim aksionin e policisë, i cili kishte qëllim intimidimin dhe presionin mbi serbët.
“Autoritetet e Kosovës kanë provokuar tensione. Policët janë vendosur të armatosur. Forcat speciale kanë shënjestruar civilët me gaz lotsjellës”, shprehet rusi.
Më tej, këto politika të Prishtinës cilësohen të rrezikshme dhe nuk lejojnë vendosjen e dialogut mes tyre.
Përfaqësuesi i Kinës u shpreh se ky vend e mbështet sovranitetin e integritetin territorial të Serbisë dhe e kupton atë sa i takon shqetësimeve në Kosovë. Ai, gjithashtu pohoi se Kina e vlerëson tentativën e Serbisë për të gjetur një zgjidhje politike.
“Ne mbështesim të dyja palët që në kornizat e Rezolutës 144 të punojnë për gjetjen e një zgjidhje përmes dialogut dhe konsultimeve”