GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Zgjatja e vettingut, Xhafaj: Nuk e kam firmosur amendamentin, duhet analizë

11:12 - 23/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjatja e vettingut, Xhafaj: Nuk e kam firmosur amendamentin, duhet analizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Teksa foli për zgjatjen e afateve të anëtarëve të vetingut, ai tha se tregohet skeptik për këtë lëvizje.

Xhafaj hodhi idenë e shqyrtimit të të gjitha mundësive përmes një analize urgjente të asistuar edhe nga misionet ndërkombëtare.

“Duhet diskutuar. Unë anoj nga kjo gjë (zgjatja e afateve), por nuk jam shumë i bindur se duhet të shohim mundësitë që ofron njëra apo tjetra zgjidhje. Cilido nga ne e ka të nevojshme ta bëjë një analizë dhe vetë organet e vetingut me asistencën e misioneve ndërkombëtare. Duhet ta bëjnë urgjentisht KLP, KLGJ dhe secili të japë argumentat e veta. Euraliusi e Opdat duhet të thonë me qetësi e objektivitet argumentat e njërës dhe tjetrës dhe vlerësimin e tyre, dhe një grup pune në kuvend duhet të shqyrtojë vlerësimet e tyre. Këtu nuk është ndeshje futbolli, nuk është lojë për t’ u argëtuar, por është një zhvillim që ndikon në fatin e njerëzve dhe demokracisë. Jam partizan i idesë që nëse nuk ka një analizë e argumenta të shëndetshme e ke të vështirë të kesh një konkluzion logjik”, tha ai për A2.

Sipas tij problemi qëndron në pikëpamjen e objektivitetit dhe standardeve të procesit të vetingut, që nëse transferohej do të krijonte një problem të ri.

“Problemi shtrohet nga pikëpamja e objektivitetit të procesit dhe standardeve të procesit, por edhe e ngarkeës e eficencës së këtij procesi. Kemi strukturë që ka krijuar një traditë. Kemi ONM një institucion garantues të këtij procesi që do të thotë që është një mekanizëm i rëndëishëm për paanshëmrinë e procesit. Nëse do ta transferojmë këtë dhe procesi i dosjeve merr kohë, ambientimi i KPK, KLGJ e KLP merr kohë, nevoja për struktura shtesë merr kohë dhe do të na duhej më shumë se një vit që ne të përgatisnim këto dy misone për një barrë shumë të madhe, do të gjendeshim para një problemi të ri. Kjo kërkon një dokument analizë se çfarë ka ndodhur deri më sot me procesin e vetingut dhe çfarë mund të bëjmë me këto dy opsione. Problemi i parë me KLP e KLGJ janë strukturat ndihmëse, këtë strukturë nuk e kanë sot dhe do të thotë që duhet t’ u bashkangjiten. Nga pikëpamja e kredibilitetit, prokurorët e gjyqtarët e kanë mundëisnë ta bëjnë këtë gjë, se janë të vetuar dhe kanë formimin profesional. Problemi këtu është çështja e korporatarizmit, marrëdhëniet klienteliste që mund ta ndikojnë procesin. Po të ishte një numër i vogël do të ishte i lehtësuar procesi, se ne do kemi vlerësimin periodik të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, deklaroi Xhafaj.

Ai tha se nuk e ka firmosur amendamentin për zgjatjen e afateve në grupin socialist, por shtoi se pavarësisht se e mbështet si ide, kjo mund të mos jetë çështje afati, por çështje instrumentash shtesë. Dhe për këtë sipas Xhafajt duhet një zgjidhje në bazë të analizës mbi njohjet konkretet të procesit.

“Nuk mendoj që është çështje që i takon juristëve të PS. Ne sot kemi institucione, nuk i diskuton PS, këto janë hapa të legjislativit dhe kur flasim për kryetarin e grupit parlamentar të PS, jo për kreun e PS, por për një institucion brenda Kuvendit. Ka një opinion për këtë gjë, që e kam mbështetur edhe unë. Duhet parë mundësia e zgjatjes së tij duke i vënë në peshore se mund të mos jetë vetëm çështje afati, por mund të ketë nevojë për instrumenta shtesë. Shqetësimi im është që të jetë një zgjidhje që është produkt i një analize dhe argumentave të mbështetur mbi njohjet konkrete të procesit”, tha ai.

Etiketa: firmormosjeVetting

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
“S’bëri fushatë asnjëherë me aleatët në zgjedhje”, Dule sulmon Bashën: Dështimi më i madh i këtyre 30 viteve

“S’bëri fushatë asnjëherë me aleatët në zgjedhje”, Dule sulmon Bashën: Dështimi më i madh i këtyre 30 viteve

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com