GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Tetë gabime qesharake që ju kanë shpëtuar pa i parë gjatë serialit “Squid Game”

13:20 - 27/10/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 5 min
A A
Theu rekord shikueshmërie, përse të gjithë e ndjekin serialin “Squid Games”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Squid Game” është kthyer në një nga serialet më të shikuar në Netflix.

Duke qenë se seriali ishte origjinal i Netflix-it, të gjithë që kishin akses në platformë mund ta shikonin atë. Me këtë, spektakli u bë një hit global vetëm pak ditë pas fillimit të tij, shkruan brandsynario.

Por a e dinit se gjatë serialit ka pasur disa gabime qesharake, që kur t’i kuptoni do të dëshironit ta shikonit përsëri serialin?

1. Numrat e konkurrentëve u ngatërruan

456 pjesëmarrësit në arenën e lojërave zgjohen të veshur me një palë tuta jeshile. Çdo kostum ka një numër mbi të që tregon pozicionin e secilit lojtar në sekuencë. Përveç plakut (Oh Il Nam) me 001 dhe Seong Gi Hun, 456, të vetmit numra që do të shihni me qëndrueshmëri janë të personazheve të tjerë kryesorë. Pjesa tjetër që ishin statistë në shfaqje, për çfarëdo arsye, u zëvendësuan, gjë që krijoi mospërputhje. Dhe njerëzit e vunë re këtë.

Në një rast, është një lojtare femër me numrin 061. Por kur tregojnë eliminimin e lojtarit 061, është një fotografi e një djali në panelin e dyshemesë. Gabimi përsëritet për tre lojtarë të tjerë – 088, 321 dhe 331.

2. Gabime drejtshkrimore

Koreja e Jugut, edhe pse e ka gjuhën koreane si gjuhë zyrtare, kur shfaq dokumente konfidenciale në një dramë, ata thjesht duhet të tregojnë fjalët angleze në të.

“Squid Game” gjithashtu e bëri këtë. Kur detektivi hyri fshehurazi në objekt, ai fillon të kërkojë informacion. Kështu ai përfundon në dhomën e dosjeve ku sheh dokumentet të cilat tregojnë një gabim të madh. Siç ndodh pothuajse me të gjitha shfaqjet, për të treguar konfidencialitetin, dokumenti shënohet me një vulë të madhe të kuqe. Në serialin e Netflix-it, ai e bën këtë me një drejtshkrim të gabuar; SECRET u shkrua si SCRERT!

3. Një pjesëmarrës në lojë ishte 124 vjeç

Një gabim tjetër i madh, zbulon se krijuesit e serialit bënë që një nga pjesëmarrësit të ishte 124 vjeç. Le të futemi në detaje, apo jo?

Lojtari 013, merr kohën e tij në qendër të vëmendjes në lojën numër 5. Kur hidhet në xham përmes teknikës së tij të përcaktimit të paneleve false, dhe shefi i lojës vendos të shikojë dosjen e tij. Nga dosja zbulon se 013 punonte në një fabrikë xhami për shumë vite. Megjithatë, zmadhimi me ‘zzom’ mund t’ju bëjë të qeshni. Data e lindjes e shkruar aty është 1897, duke e bërë lojtarin 124 vjeç.

4. Forma e çadrës

Në lojën me ëmbëlsirat e sheqerit, do të mbani mend se kishte forma të ndryshme. Lojtarët duhej të gdhendnin format. Një nga këto forma ishte një ombrellë. Ndërsa nuk mund të kishte shumë interpretime të formave të tjera (rrethi, trekëndëshi, ylli), ombrella mundet. Dhe kjo është ajo që ndodhi me personazhin Gi Hun.

Kur fillon loja, ombrella ka një vijë të drejtë nën formën e kupolës. Por pak çaste më vonë, ombrella ndryshon duke e bërë vijën e saj të valëzuar.

5. Edhe pasi fitoi lojën, lojtari Gi Hun nuk u bë “i pasur”

Me 45.6 miliardë KRË në xhep, ai duhet të dukej më i pasur. Në vend të kësaj, ai kishte një telefon të degraduar. Me sa duket, disa ndjekës me sy të mbrehtë zbuluan se para lojës Gi Hun kishte Samsung S7. Por në skenën e aeroportit, ai kishte Samsung S3.

6. Përkthime të pasakta

Që nga publikimi i tij, “Squid Game” është kritikuar për përkthimin e tij të dobët në anglisht, duke bërë që në disa raste t’i ndërrohet edhe komplet kuptimi.

Një nga skenat më të kritikuara është kur personazhi Han Mi-nyeo (Lojtarja 212) përpiqet t’i bindë lojtarët që ta zgjedhin atë për ekipin e tyre, dhe në titrat e përkthyera shkruhej: “Unë nuk jam gjeni, por gjithsesi ia dola mbanë”. Në fakt njohësit e gjuhës koreane u shprehën se ajo në të vërtetë kishte thënë : ”Unë jam shumë e zgjuar, thjesht nuk pata kurrë një shans për të studiuar”.

7. Celularit të Hëang Jun-ho-s i qëndroi bateria e telefonit për disa ditë

Personazhi i hetuesit të lojës është pa diskutim një prej roleve më të pëlqyera nga ndjekësit e serialit.

Megjithatë fansat vunë re diçka, që për shumë episode dhe një rrugëtimi të tij mjaft të gjatë në hulumtimin e lojës, atij për asnjë moment nuk i mbaroi bateria e telefonit – çka është e çuditshme të ketë qëndrueshmëri për një kohë aq të gjatë.

8. Ata shkruan një numër të vërtetë telefoni

Pa dyshim gafa më e madhe e serialit mbetet fakti që në një prej skenave, producentët kanë shkruar një numër të vërtetë telefoni, i cili i përket një zonje të thjeshtë në Korenë e Jugut që punon shitëse në një dyqan.

Zonja në fjalë u ankua që pas serialit mori me mijëra thirrje nga njerëz që donin të merrnin pjesë në “Squid Game”, derisa u detyrua që kompania Netflix të dalë me një njoftim, duke i lutur shikuesit e serialit që të mos telefonojnë në numrin që iu shfaqet. / Gijotina.com /

Etiketa: Squid Game

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi

09:44 - 26/11/25
Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”
Art & Kulturë

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

09:11 - 25/11/25
Para
GJKKO refuzon kërkesën për liri, i jep vetëm një muaj leje prokurorit të dalë nga banesa

GJKKO refuzon kërkesën për liri, i jep vetëm një muaj leje prokurorit të dalë nga banesa

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com