GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komision hetimor për inceneratorët, deputeti i PD: Procedurat koncensionare janë haptazi në shkelje të ligjit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komision hetimor për inceneratorët, deputeti i PD: Procedurat koncensionare janë haptazi në shkelje të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, deputeti demokrat Lefter Gështenja bëri me dije se përfaqësuesit e PD-së kanë firmosur për ngritjen e komisionit hetimor që do të merret dhe do të ndjekë veprimet e realizuara për inceneratorët.

Ai tha se nga informacioni që PD ka për këto procedura e koncesione janë haptazi në shkelje me ligjin.

“Përfaqësuesit e PD-së kanë firmosur për ngritjen e komisionit hetimor që do të merret dhe do të ndjekë veprimet e realizuara për inceneratorët. Autoriteti kontraktor në këtë rast është ministria e Mjedisit, apo edhe institucione paralele apo privatë që janë përfshirë në këtë procedurë. Ne do të mbledhim fakte dhe do tu shkojnë deri në fund që kanë të bëjnë me këto 3 procedura. Pas mbledhjes së inflacioneve, ne do të bëjmë publike shkeljet që do t’u dërgohen institucioneve ligjzbatuese.

Nga informacioni që kemi sot, për këto procedura e koncesione duket hapur që është shkelur ligji. Nuk është bërë shpallje publike për njërin nga koncesionet. Nuk është lënë kohë për tu përgatitur operatorët e huaj. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ministria e Mjedisit i ka publikuar njoftimet për këto koncesione, kur për një rast nuk e ka bërë me dije. Në shumë qytete të tjera nuk aplikohet ky model incenerimi, pse vetëm këto 3 qytete. Pra, nuk kemi një studim fizibiliteti” – tha Gështenja.

Më tej ai shtoi se padi do të ketë për të gjithë personat që kanë zbatuar me pushtetin në rast me inceneratorët, përfshirë edhe kryetarët e bashkive.

“Padi do të ketë për të gjithë personat që kanë zbatuar me pushtetin në rast me inceneratorët, përfshirë edhe kryetarët e bashkive. Komisioni ka një afat prej 3 muajsh dhe shpresojmë që në fund të këtij hetimi, institucionet e drejtësisë dhe SPAK-ut tu shërbejë ky material që ne do t’u vëmë në dispozicion gjithë materialet e siguruara. Ky komision do të zbardhë të gjitha shkeljet e bëra në këto koncesione. Sigurisht që është një punë e madhe dhe nuk besoj se do të mbyllet kjo histori” – tha më tej Lefter Gështenja.

Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime në SPAK për inceneratorët, por deri më tani nuk është marrë asnjë në pyetja.

Etiketa: deputeti PDInceneratoretKomisioni hetimorLefter Geshtenjaligjishkelje

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
Vazhdon numri i lartë i fataliteteve nga Covid-19, 594 të infektuar në 24 orë

COVID-19 në Shqipëri, rriten infektimet dhe ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com