GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

Rama për gazetën gjermane: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

09:47 - 29/10/21
në Intervista, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama për gazetën gjermane: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane ‘Merkur’ ku ka folur për largimin e Angela Merkel dhe integrimin në BE. Rama thekson se  BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për hir të sigurisë së vet. Ai deklaron se nuk ka kuptim që të ketë kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve.

Rama shpjegon ndër të tjera, përse vendi i tij vazhdon të dojë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Mynih – Edi Rama, 57 vjeç, ka qenë lojtar i skuadrës kombëtare të basketbollit, më pas është bërë i njohur si piktor me punime të ndryshme (formate të vogla pikture me teknika të ndryshme), ndërsa sot përpiqet ta anëtarësojë vendin e tij në BE. Me shtatin e lartë (2,02 m) shefi i qeverisë shqiptare ia kalon madje edhe Markus Söder-it (1,94 m), me të cilin u takua për të biseduar përpara kësaj interviste.

Zoti Kryeministër për çfarë mund të bisedojnë Bavaria dhe Shqipëria?

Siç mund ta dini historia e marrëdhënieve mes vendeve tona shtrihet pas në kohë deri në vitet ‘80. Franz Josef Strauß vizitoi asokohe papritur e papandehur Shqipërinë duke thyer kështu akullin. Gjermania Perëndimore dhe Bavaria ende konsideroheshin armik i klasave. Strau i propozoi regjimit shqiptar të kohës një marrëveshje joshëse tregtare, e cila nuk u realizua kurrë. Në Tiranë sot ka një rrugë që mban emrin e tij.

Si e vlerëson Söder-i dëshirën tuaj për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE?

CSU-ja gjithmonë na ka mbështetur fort në lidhje me këtë çështje. Markus Söder u shpreh në bisedën tonë se mendon që procesi i përafrimit të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet. Vitin e ardhshëm ai dëshiron të vizitojë personalisht Tiranën.

Angela Merkel është nga mbështetëset Tuaja. A përbën një lajm të keq për planet Tuaja të anëtarësimit fundi i erës Merkel në krye të kancelerisë gjermane?

Ky formulim është paksa i tepruar. Por duhet të pohoj se kancelarja ka pasur një ndjeshmëri të veçantë për çështjet tona, çka lidhet me siguri edhe me të shkuarën e saj. Kancelarja është rritur në një diktaturë komuniste, ndaj dhe ndoshta na kupton më mirë se shumëkush. Rrallëherë kam takuar tjetërkënd që të njohë aq mirë Ballkanin Perëndimor e problemet e tij. Ajo do t’i mungojë fort rajonit dhe krejt Evropës.

Procesi i anëtarësimit ka ngelur prej kohësh në vendnumëro. A jeni i zhgënjyer?

Në krye të herës po, por jo më. Sot BE-ja nuk është më e njëjta si në kohën e themelimit të saj. Ajo është e fragmentarizuar, vuan pasojat e agjendave kombëtare dhe të interesave të papërputhshme me njëra-tjetrën. Unë besoj se që pas krizës së refugjatëve, BE-ja ndikohet fort nga kahet ekstreme të politikës. Vërtet që partitë e ekstremit të djathtë nuk janë në pushtet, por ato kanë ndikim të madh në politikat e qeverive të moderuara. Hera herës kjo bie në kundërshti me vlerat dhe parimet e BE-së.

Këto fjalë nuk tingëllojnë aspak si një fjalim që të do të bindë BE-në për ta pranuar. Përse vazhdoni të doni të bëheni vend anëtar?

Nuk bëhet fjalë për gjendjen e bashkësisë në një çast konkret të historisë. Për ne Bashkimi Europian është një premtim paqeje. Këtë njerëzit në Perëndim e kanë harruar, sepse falë Zotit nuk kanë parë luftë prej kohësh. Ama ne po. Ndoshta rrugëtimi i BE-së do të jetë me kthesa e pengesa edhe për ca kohë, por në finish ajo mbetet padyshim e ardhmja e kontinentit.

Por me Ballkanin Perëndimor BE-ja fut probleme në derën e shtëpisë, si për shembull konflikti për çështjen e Kosovës.BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për hir të sigurisë së vet.

Nuk ka kuptim që të ketë kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve…

…E keni fjalën për Kinën dhe Rusinë?

Ato janë veç pjesa e dukshme. Mos harroni se në rajon jetojnë të krishterë e myslimanë. Do të ishte çmenduri ta lësh Ballkanin Perëndimor një portë të hapur për radikalizimin dhe terrorizmin. Ka ardhur koha që BE-ja ta kuptojë këtë.

Edhe njëherë: Tensionet në rajon po shtohen. Para pak kohësh Serbia vendosi mjete të blinduara në kufirin me Kosovën…

Por kjo nuk ka të krahasuar me tensionet e kohëve të mëparshme. Madje kjo lidhet edhe me faktin që kundërshtarët e dikurshëm  sot duan të anëtarësohen të gjithë së bashku në BE. Konfliktet ushtarake lindin kur shtetet janë të izoluara e jo kur janë në një bashkësi. Kujtoni zhvillimet pozitive që sollën marrëdhëniet franko-gjermane apo dhe rastin e Irlandës. Rreziku që BE-ja të importojë konflikt brenda shtëpisë është i vogël.

Në rajon disa kanë frikë se ju doni të bashkoheni me Kosovën për të krijuar Shqipërinë e Madhe…

Lojëra të tilla mendimesh kanë më shumë gjasa jashtë se brenda BE-së.

Teksa shumë vende ngurrojnë, Shqipëria, një vend relativisht i varfër ka pranuar shumë refugjatë nga Afganistani. Përse?

Kjo është pjesë e vetëkuptueshme e qenies sonë. Në Shqipëri kemi një thënie: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Me mik kuptojmë mikun e paftuar që ka nevojë për ndihmë. Vendi ka strehuar gjysmë milioni refugjatë nga Kosova dhe 3000 iranianë,  kundërshtarë politikë të regjimit të atjeshëm. Pas rënies së komunizmit ne vetë kemi kërkuar strehë në Europë. Sot si vend anëtar i NATO-s e ndjejmë për detyrë. Vendet anëtare të NATO-s nuk mund thjesht t’i kthejnë kurrizin e t’i lënë në mëshirë të kasapëve talebanë forcat vendase që kanë rrezikuar jetën për NATO-n në Afganistan.

Shqipëria do të strehojë 4000 persona…

Deri tani janë thuajse 2000, numri shtohet çdo javë. Por në vend nuk ka asnjë diskutim, a është mirë apo keq.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
U akuzua se ka goditur vjehrrën, Gigi Hadid ndahet nga Zayn Malik

U akuzua se ka goditur vjehrrën, Gigi Hadid ndahet nga Zayn Malik

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com