GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Debuton me Laçin, Josa: Objektivi nuk është titulli

12:32 - 29/10/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Debuton me Laçin, Josa: Objektivi nuk është titulli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i sapoemëruar i skuadrës së Laçit, Mirel Josa ka thënë se objektivi kryesor i tij është që të bëjë lojë të bukur.

Ndërsa ka folur në prag të ndeshjes me Skënderbeun që do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 13:45, Josa theksoi se në aspektin fizik ‘Bardhezinjtë’ janë në gjendje shumë të mirë, ndërsa shtoi në një intervistë për ‘Supersport’ se nga ana psikologjike nuk është e njëjta situatë.

Si është rikthimi në Superiore, pas eksperiencës me Kukësin?

Nuk është se bëra shumë pushime pas sezonit të kaluar, ndaj tani jam këtu dhe dua të falënderoj drejtuesit e klubit, që më besuan, jam gati të bëj më të mirën, por shumë do të varet nga bashkëpunimi me presidentin, drejtuesit e futbollistët. Unë nuk qëndroj me të shkuarën, por mendoj se çfarë duhet të bëj në të ardhmen. Dua të falënderoj edhe paraardhësit e mi, për punën e mirë që kanë bërë me skuadrën dhe tani do të mundohemi të rikthehemi te rezultatet e duhura.

Si është gjendja e skuadrës në aspektin fizik dhe psikologjik?

Në aspektin fizik nuk ka shumë për të bërë, ndërsa në aspektin psikologjik skuadra nuk ka pasur shumë rezultate të mira në kampionat, megjithatë fitorja e fundit me Krujën i ka bërë mirë ekipit. Gjeta përsëri një skuadër që vinte nga fitorja dhe duhet vazhdimësi, ndaj unë mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Luajmë një përballje të vështirë, pasi diferencat në Superiore janë shumë të vogla dhe duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në çdo takim.

A ka nevojë për përforcime organika e Laçit?

Nuk mund të flas për organikën, pasi do të punoj me futbollistët që kam në dispozicion, të cilët kanë shumë cilësi dhe duhet të rritim frymën e grupit. Do të mundohem që të ndërtojmë një unitet, të cilin Laçi e ka pasur karakteristikë edhe në sezonet e kaluara. Unë i kam evidentuar këto gjëra edhe në emisionet televizive ku kam qenë, pasi Laçi është shquar për luftë sportive dhe këtë duhet të bëjmë edhe në të ardhmen. Por për të luftuar sportivisht, duhet edhe gjendje e mirë fizike, ndaj duhet të rregullojmë gjerat në lidhje me dyluftimet.

Ku synoni të arrini me Laçin?

Pozicioni nuk është i mirë, pasi këtë e tregon edhe renditja, sepse pretendimet e skuadrës janë më të mëdha. Ne duhet t’i minimizojmë gabimet dhe të jemi sa më të përqendruar për t’u përmirësuar në të ardhmen.

Cili është objektivi që u kanë vendosur nga presidenca?

Nuk është vendosur ndonjë objektiv, por thjesht drejtuesit duan të shohin skuadrën të luajë futboll dhe të marrë rezultate. Nuk ka nevojë për shumë diskutime, por vetëm për punë, në mënyrë që të përmirësohemi.

Etiketa: debutimJosaLaci

Lajme të lidhura

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Para
U bë pjesë e klipit të Rinës, Jasmina ironizon Andin

U bë pjesë e klipit të Rinës, Jasmina ironizon Andin

TË FUNDIT

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t'i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim...

Lexo më shumë
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com