GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

 ‘The People’: U përfshi në grabitjen 53 mln paund, Martohet Jetmir Buçpapaj

12:03 - 31/10/21
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
 ‘The People’: U përfshi në grabitjen 53 mln paund, Martohet Jetmir Buçpapaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta angleze ‘The People’  ka nisur ditën sot me një artikull që flet rreth një shqiptari, të dënuar më parë në Angli. Konkretisht, bëhet fjale për Jetmir Buçpapaj me origjinë nga Tropoja, i cili është  përfshirë në grabitjen më të madhe në Britaninë e Madhe,  por sipas “The People” disa muaj pas lirimit është martuar.

Jetmir Buçpapaj u burgos së bashku me bashkë-patriotin e tij Ermir Hysenaj dhe 5 britanikë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatet në zonën Tonbridge në Kent.

Nga 53 milion paund të grabitura policia gjeti vetëm 23 milion, ndërsa  30 milion paund nuk janë gjetur ende. Sipas ‘The People’, Jetmir Buçpapaj arriti të bindte gjykatësit se ai nuk ishte në posedim të asnjë shume stërlinash nga grabitja. Në këtë kuadër, gjykata vendosi që ai të paguaj vetëm 1 paund. Gjithashtu,  41-vjeçari u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë duke u cilësuar si një prej personave më aktiv në të gjithë këtë grabitje të organizuar.

Jetmir Buçpapaj u lirua nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u kthye më pas në Shqipëri. Gruaja e parë britanike e Buçpapës, Rebecca, ishte zotuar se do t’i qëndronte pranë, por  ipas “The People” ata janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda në burg.

Kujtojmë se, Tropojani 35-vjeçar ishte një nga katër burrat e burgosur në vitin 2008 për grabitjen famëkeqe të 53 milionë £, në depot e “Securitas”, në Tonbridge, Kent. Ky ambient shërbente si magazinë parash kesh për të furnizuar sportelet e bankave dhe automatet ATM të shpërndarjes së parave. Kjo në hënoi grabitjen më të madhe të parave cash të ndodhur ndonjëherë në Histori.

Etiketa: AnglimarteseShqiptariVjedhje

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Drejt përmirësimit situata me Covid në Kosovë, ​64 pacientë në spital

Drejt përmirësimit situata me Covid në Kosovë, ​64 pacientë në spital

TË FUNDIT

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishina e Selenicës. Sipas informacionit paraprak, në aksident...

Lexo më shumë
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com