Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku ka mbetur i lënduar një 88-vjeçar. Mësohet se, 58-vjeçari po drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe ka përplasur këmbësorin 88-vjeç në lagjen 13 në Durrës, ky fundit ndodhet në gjendje të rënë shëndetësore.
Mësohet se është arrestuar në flagrancë 58 -vjeçari S.H, banues në lagjen Nr.16, Durrës. Sakaq, bëhet me dije se, i plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa theksohet se autori i ngjarjes udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ishte i dehur. Ky është aksidenti i katërt që ndodh brenda pak orëve në vend, ku më parë u raportua aksident n Fier, Tiranë dhe Tepelenë.