GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sa rëndë je”, Manastirliu “përplaset” me Vokshin: Turp që flet pa edukatë

12:39 - 01/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sa rëndë je”, Manastirliu “përplaset” me Vokshin: Turp që flet pa edukatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një dëgjesë në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, në lidhje me masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor, tha se kemi një mbulesë vaksinale 90% sa i përket mësuesve.

“Që në datë 13 mars ka filluar vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve. Kemi vijuar jo vetëm me vaksinimin në shkollë por gjithashtu dhe vaksinimin në universitetet. Deri më sot janë vaksinuar 28,512 mësues. Kemi një mbulesë të mirë vaksinale sa i përket vaksinimit me dozën e parë dhe të dytë, mbi 90 % të mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme rezultojnë pra të vaksinuar me një dhe dy doza”, tha Manastirliu.

Kaq mjaftoi që të nisë debati me kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi. Vokshi i tha Manastirliut se më herët ka deklaruar se mësuesit janë kategori të veçanta, ndërkohë që ata që janë të prekur nga Covid, paguhen me 80% të pagës. Ndërsa ministrja, tha se me të vërtetë ata janë kategori prioritare, duke qenë se janë vaksinuar menjëherë pas mjekëve.

Manastirliu: Fondi në dispozicion që ka vendosur qeveria është një fond që ka qenë i konsiderueshëm, mbi 12 mln dollarë të vendosur nga qeveria. Qeveria e ka bërë detyrën për vendosjen e fondit për të sëmurët që përfitojnë nga rimbursimi i recetave, ndërkohë që deri më tani janë shpenzuar afro 300 mijë dollarë.

Vokshi: Kjo për faj të mjekëve të familjes, apo qytetarët? 

Manastirliu: Mjekët e familjes bëjnë detyrën e tyre duke ndjekur gjendjen shëndetësore të pacientit. Ata nuk japin terapi që nuk është përcaktuar nga KT. Qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion shumën për rimburismin, ndërkohë deri më tani janë dhënë mbi 7 mijë receta.

Vokshi: Po mësues sa, nga 10 mijë që janë prekur?

Manastirliu: Mësuesit janë qytetarë dhe kur shkohet pranë mjekut të familjes, sepse ndoshta nuk keni shkuar ndonjëherë atje.

Vokshi: Sa rëndë që jeni, sa rëndë…

Manastirliu: Turp që flet kaq pa edukatë.

Vokshi: Ju keni bërë deklaratë se mësuesit do të kenë trajtim të veçantë.

Manastirliu: Ju nuk me lini të informoj. Mund të mos iu pëlqejnë përgjigjet e mia. Unë po thoja se sa qytetarë janë trajtuar nga paketa e qeverisë, sa i përket trajtimeve të formës së prerë. Profesionet e mbështetura nga paketa, ne jemi duke bërë një ndarje sa i përket profesioneve.

Vokshi: Keni mashtruar kur keni thënë që janë kategori e veçantë?

Manastirliu: Patjetër që janë, sepse mësuesit janë vaksinuar të parët pas mjekëve. Kush ka thënë që nuk janë? Ata janë grup risku. Zv, ministrja është këtu për të thënë që janë paguar me 100%.

Vokshi: Kam një mesazh që një mësuese është paguar me 80%.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,909,861 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Prej tyre 891,707 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCovid

Etiketa: DEBATEKomisioni

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
Si u ekzekutua Xhelal Reçi në mes të Laçit,  shoqërohen 16 persona

Si u ekzekutua Xhelal Reçi në mes të Laçit, shoqërohen 16 persona

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com