GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF Cup, nis turneu i futbollit amator

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF Cup, nis turneu i futbollit amator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka startuar edicioni i dytë i kompeticionit FSHF Cup, një nga turnetë më të rinj e të suksesshëm të futbollit amator në formatin 9×9 të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në ceremoninë e rastit të zhvilluar në hapje të këtij kampionati ishin të pranishëm edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu dhe Drejtori i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri.

Gjatë ceremonisë, anëtar i KE-së, Kuriu uroi që “të kemi një fillim të mbarë të këtij aktiviteti. Urojmë e shpresojmë që të fitojë më i miri dhe të kemi një kompeticion në frymën e fair-play”. Edhe drejtori i Departamentit të Futbollit Amator, Demneri falënderoi skuadrat pjesëmarrëse dhe shprehu dëshirën që ky kampionat të dhurojë sa më shumë emocione dhe futboll të bukur.

Ky kompeticion përmbledh 32 skuadra të cilat do të përballen ndërmjet tyre me sistem eliminimi direkt. Ndeshjet e FSHF Cup, që do të zhvillohen në kompleksin “Skënder Halili” dhe atë “Football Republic” në Tiranë, do të luhen paralelisht me kampionatin “FSHF Sunday League Albania”. Në ditën e parë u zhvilluan tre ndeshje dhe më konkretisht: Pastaria – Milan MFC (2-0), Futura Dent- Lev Tech (2-0) dhe Confucius – Enco Al (3-2 pas kohësh shtesë).

FSHF Cup (ku skuadrat luajnë me nga 9 lojtarë secila) është një risi absolute për futbollin amator pas Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, që ka nisur sezon dhe ka gjetur një përhapje të menjëhershme në të gjithë vendin brenda një kohe të shkurtër.

https://youtu.be/getdRMJH8-g
Etiketa: amatorfshfm cupnis

Lajme të lidhura

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin
Breaking Views

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?
Sport

Kombëtarja i dha krenari Shqipërisë, shteti mori 1.5 milionë euro! Po futbolli çfarë përfitoi?

16:02 - 13/10/26
Sylvinho drejt stolit të Bullgarisë, ofertë tunduese për ish-teknikun e Kombëtares shqiptare
Sport

Sylvinho drejt stolit të Bullgarisë, ofertë tunduese për ish-teknikun e Kombëtares shqiptare

12:20 - 13/10/26
Para
Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

TË FUNDIT

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1
Breaking Views

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet i...

Lexo më shumë
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

23:18 - 13/10/26
U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

23:04 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

22:25 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com