GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Merkel kërkon kufizime për të pavaksinuarit

09:06 - 03/11/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Transportonte klandestinë, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë, në kërkim një tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata e koronës në Gjermani po bëhet shqetësuese, qeveria planifikon të rrisë presionin ndaj të pavaksinuarve.

Kancelarja Merkel, në një takim me kryesinë e Unionit Kristiandemokrat,CDU,është shprehur në favor të kufizimeve të përgjithshme për të pavaksinuarit, por kundër një lockdown-i të përgjithshëm. Sipas pjesëmarrësve në mbledhje, Merkel tha se kufizimet mund të shkojnë përtej modelit 2G (lehtësime për të vaksinuarit ose të shëruarit) dhe se nuk përjashtohet mundësia që të pavaksinuarit të testohen çdo ditë në vendin e punës, siç bëjnë të ditur disa media gjermane. Edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, është për t’i dhënë priroritet vaksinimit. Spahn, i cili u vaksinua vetë për herë të tretë javën e kaluar, është për rihapjen e qendrave të vaksinimit dhe rifreskimin e vaksinimit për të gjithë. Aktualisht në Gjermani janë vaksinuar afro 67% e popullsisë. Spahn, ishte shprehur në fundjavë për rihapjen e qendrave të vaksinimit dhe rifreskimin e vaksinimit për të gjithë.

Se si do të përballet Gjermania në dimrin e dytë të koronës, kjo do të jetë temë debati në Bundestagun e ri, gjatë seancave të jashtëzakonshme, më 11 dhe 18 nëntor. Kryeministri i ri i landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, si kryetar i Konferencës së Kryeministrave të Landeve, tha se do të zhvillojë bisedime me landet për rifresksimin e vaksinimeve për persona mbi 60 vjeç.
Mjekët kritikojnë politikanët

“Shoqata e mjekësve të përgjithshëm” i shikon me skepticizëm thirrje të tilla nga politikanët. Kryetari i saj, Martin Scherer, tha të martën, në një konferencë shtypi në Berlin, se është StiKO (Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit), inistitucioni që përcakton nevojën e vaksinimit.

Kryetari i StiKos, Thomas Mertens, tha se Stiko vazhdon të jetë për rifreskimin e vaksinave vetëm për personat me imunitet të dobët, pra, të moshuarit mbi 70 vjeç dhe të sëmurët. Një rifreksim për të gjithë nuk ka kuptim, përsa kohë që ende nuk është arritur një shkallë vaksinimi prej 80 ose 90 përqind, tha Mertens. Ai ishte gjithashtu për një ritëm të përmbajtur për rifreksimin e vaksinimit të parë, nisur nga nevoja që kanë shumë vende të botës së tretë për vaksinim të dorës së parë.
Shoqatat e mjekëve në përgjithësi, janë të mendimit se korona nuk do të zhduket, por, sikurse gripi, do të jetë pjesë e jetës sonë. Ata kërkojnë që vaksinimi të kalojë te klinikat e mjekëve të përgjithshëm, ndërsa të ulen pengesat burokratike në furnizimin me vaksina.

Saksonia shtrëngon masat

Ndërkohë, disa lande kanë nisur të veprojnë tashmë: nisur nga rritja drastike e numrit të infeksioneve me korona, qeveria e Saksonisë ka vendosur të aplikojë rregullin 2G (të vaksinuar ose të shëruar) për restorantet, eventet në ambientet të mbyllura ose ngjarjet e mëdha, si për shembull ndeshjet e futbollit. Drafti përkatës u diskutua të martën në kabinet dhe pritet të miratohet të premten dhe pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Qëllimi është “parandalimi i pandemisë”, shpjegoi Dagmar Neukirch, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Çështjeve Sociale në Saksoni. Ajo tha se nëse spitalet mbingarkohen, mund të shpallet edhe një gjendje e jashtëzakonshme.

Numri i infeksioneve të reja me korona në Gjermani ka ardhur duke u rritur ditët e fundit: Të martën, numri i infeksioneve të reja u rrit me 10 813 në 4,6 milionë, sipas të dhënave në faqen e internetit të Institutit Robert Koch (RKI). Numri i vdekjeve u rrit me 81 në 95 833. Incidenca shtatëditore është 153.7./DW

Etiketa: kufixzimeMERKELte pavaksinuarit

Lajme të lidhura

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës
Botë

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

15:11 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare
Botë

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Botë

“Strategji për të blerë kohë”, Irani dyshon pas zgjatjes së armëpushimit nga Trump: Manovër për një sulm të ri

09:10 - 22/04/26
Para
Adele zbulon 12 këngët e albumit të ri: Kam mësuar shumë për veten

Adele zbulon 12 këngët e albumit të ri: Kam mësuar shumë për veten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26
Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com