GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit në Ksamil, Gjykata e Sarandës liron dy të dyshuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e 33-vjeçarit në Ksamil, dy të arrestuarit kërkojnë liri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plagosja me pistoletë e 27-vjeçarit, Tauland Beqiri në 13 gusht në Ksamil, tashmë nuk ka asnjë person në qeli. 28-vjeçari Edison Vyzaj dhe 24-vjeçarin nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana janë lënë të lirë me vendim të gjykatësit, Fatmir Ndreu.

Prokurori Ilir Hoxha deklaroi se ekzistojnë kushtet për zbutjen e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim duke pranuar masën e sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të kërkuar për shtetasin Makawitage Perera si dhe duke e lënë vendimmarrjen finale për të dyshuarin tjetër Edison Vyzaj në vlerësim të gjykatës.

Por Gjykatësi Fatmir Ndreu në përfundim të seancës ka vendosur lirimin nga qelia të dy të dyshuarve, duke u dhënë masën e sigurisë detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dy herë në muaj, ditën e martë të javës së parë dhe të tretë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes” – është shprehur Policia.

Sipas dosjes hetimore, Edison Vyzaj tregon se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Autori i plagosjes, Edison Vyzaj ka treguar përpara hetuesve të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ai ka dashur t’i heqë pistoletën nga dora Tauland Beqirajt dhe gjatë tentativës, arma është shkrepur padashje.

Ndërkohë zbutje të masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi” në një mase më të lehtë ka kërkuar edhe Tauland Beqiri, që pritet të shqyrtohet nga Gjykata.

Etiketa: Gjykata e SarandesKsamilplagosjate dyshuarit

Lajme të lidhura

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Aktualitet

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
Para
Çfarë i kërkoi Kim PD-së për vettingun? Flet Alibeaj

Çfarë i kërkoi Kim PD-së për vettingun? Flet Alibeaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!
Breaking Views

Studenti u dhunua nga policët, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës!

23:23 - 16/10/26

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e...

Lexo më shumë
Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

Revolta studentore, eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE-ja të dënojë…

23:00 - 16/10/26
Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

Pas mesazhit “Jo dhunë” të Ambasadës së SHBA/ Studentët rikthehen tek Kryeministria, Policia tërheq autobotet

22:09 - 16/10/26
Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

Trazirat zhvendosen në rrugët e kryeqytetit: Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen brenda bankës (VIDEO)

21:57 - 16/10/26
Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tymi “pushton” qendrën e Tiranës: Protestuesit i venë flakën stolave pas 15-katëshit, ndërhyjnë zjarrfikësit

21:49 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com