GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Policia shkatërron një rrjet të trafikimit të migrantëve nga Ballkani

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia shkatërron një rrjet të trafikimit të migrantëve nga Ballkani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha se policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që ka kontrabanduar qindra pakistanezë nga Ballkani në Bashkimin Evropian.

Kontrabandistët kanë marrë kryesisht migrantë pakistanezë nga kampet e refugjatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe më pas i kanë transportuar ata me furgonë në Itali, ose në disa raste në Spanjë, tha Europol-i.

Në hetimet që kanë zgjatur me muaj kanë marrë pjesë autoritete të zbatimit të ligjit nga Bosnja, Kroacia, Italia, Rumania, Franca dhe Sllovenia, së bashku me Europol-in dhe Eurojust-in – agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e 15 personave në prill dhe maj – 12 prej tyre në Spanjë dhe nga një në Kroaci, Slloveni dhe Rumani.

Të dyshuarit, të cilët janë kryesisht pakistanezë, por edhe kolumbianë, spanjollë dhe rumunë, “kanë përdorur furgonë dhe kamionë për të fshehur migrantët e parregullt, ndërsa i kanë transportuar në kushte kërcënuese për jetën”, tha Europol-i.

Kreu i grupit është arrestuar në Rumani dhe është transferuar në Spanjë. Hetimet kanë filluar në gusht të vitit 2020, kur Sllovenia ka arrestuar një të dyshuar për transportimin e 55 migrantëve në një kamion.

Forcat e rendit në Kroaci kanë kapur gjithashtu një kamion, që ka kontrabanduar 77 migrantë në kushte kërcënuese për jetën, tha Europol. Në një tjetër operacion, autoritetet kroate kanë zbuluar dy automjete me 47, përkatësisht 21 migrantë.

Policia vlerëson se grupi ka fituar së paku 2 milionë euro nga kontrabandimi i rreth 400 njerëzve në BE, në muajt e fundit. Kontrabandistët kanë kërkuar nga 3,000 euro për kalimin e migrantëve nga Bosnja në Slloveni. Për të kaluar nga Bosnja në Itali atyre u janë kërkuar 5,000-8,000 euro. /Marrë nga REL

Etiketa: BallkaniEUROPOLmigrantePoliciatrafikim

Lajme të lidhura

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Kosovë & Rajon

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë & Rajon

Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:54 - 09/09/26
Para
Nuk përmbush as 10% të kapaciteteve, RMV paralajmëron gjendjen emergjente energjitike

Nuk përmbush as 10% të kapaciteteve, RMV paralajmëron gjendjen emergjente energjitike

Discussion about this post

TË FUNDIT

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 103-të të revoltës së tyre...

Lexo më shumë
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com