GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Rama: Dorëheqja e Zaev nuk ndikon te “Open Balkan”

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Dorëheqja e Zaev nuk ndikon te “Open Balkan”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot gjatë një interviste televizive se,  dorëheqja e Zaev nuk ndikon në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Rama tha se, jithcka është biseduar Zoran Zaev dhe nuk do të ketë asnjë problem

“Nuk e besoj, sepse kjo nuk është një nismë që lidhet me persona, por me të ardhmen e këtij rajoni, dhe më të mirën e vendeve të rajonit. Ne jemi në këtë nismë për interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe besojmë fort që kjo nismë në funksion të zbatimit praktik të atyre që janë parimet dhe kriteret e Procesit të Berlinit, është e vetmja rrugë për ta jetësuar Procesin e Berlinit, për të gjeruar kapacitetin ekonomik të vendeve tona”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se ka komunikuar me Zoran Zaev dhe faktorin shqiptar. Teksa u pyet nëse ka një tentativë për ta mbajtur Zaev në pushtet në këto kushte, Rama deklaroi se kjo është punë e tyre si i zgjidhin problemet e brendshme.

“Nuk dua të ndërhyj dhe të komentoj këto gjëra të tyre të brendshme. Një gjë është pak por e sigurt, madje s’është pak, por fjala që bie, kryeministri Zaev ka qenë forcë jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët dhe harmoninë në bashkëjetesën ndaj popullit maqedonas dhe shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë një forcë pozitive për të afirmuar disa aspekte esenciale për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve që deri para ardhjes së tij në pushtet nuk mendoheshin të ndodhnin në një kohë të shkurtër, ai meriton respekt nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht qëndrimeve legjitime, kritike, apo opozitare ndaj tij, për arsye të politikës së brendshme në Maqedoninë e Veriut.”-tha kryeministri Edi Rama.

Nëse Shqipëria ka interes që Zaev të vazhdojë të jetë në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Rama tha se ai ka qenë një forcë pozitive për Shqipërinë dhe çështjet e ngritura prej vitesh, që shqiptarët ndiheshin të kërcënuar.

Etiketa: Edi Ramaopen balkanZoran Zaev

Lajme të lidhura

Hetimet për vrasjen në Pogradec, dy dëshmi rrëzojnë versionin e autorit: E goditi me grusht
Uncategorized

Vrasja e Egli Progës, Gjykata rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Denis Meçes dhe Leonidha Guces

09:54 - 12/10/26
Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi
Aktualitet

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

17:45 - 08/10/26
Berisha: Kjo është revolta më madhështore, e mbështesim plotësisht dhe nuk përpiqemi për ta përçarë
Aktualitet

‘Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij’, Berisha: Të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit!

09:49 - 08/10/26
Para
Asambleja Parlamentare e KE-së: BE të përshpejtojë integrimin për Ballkanin, Kosovës t’i liberalizohen vizat

Asambleja Parlamentare e KE-së: BE të përshpejtojë integrimin për Ballkanin, Kosovës t’i liberalizohen vizat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”
Aktualitet

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

14:29 - 12/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetin Kliti Hoti, ngriti shqetësimin për vështirësitë e sektorit fason gjatë...

Lexo më shumë
Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26
Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

13:41 - 12/10/26
Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

Mirela Kumbaro urdhër të prerë punonjësve: Mos lyeni buzët dhe mos nxirrni gjoksin në punë

13:21 - 12/10/26
Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

13:12 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com