GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

KAS refuzoi kërkesën e LSI për Vlorën, Endrit Braimllari: Nuk do të ndalemi, do t’ju paraqesim faktet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KAS refuzoi kërkesën e LSI për Vlorën, Endrit Braimllari: Nuk do të ndalemi, do t’ju paraqesim faktet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), për të refuzuar kërkesën e ankimimit për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Vlorës.

Në një deklaratë për mediat, Braimllari tha se KAS po vijon të bëhet pjesë e masakrës elektorale të 25 prillit, teksa paralajmëroi se LSI do të paraqesë fakte zyrtare nga procesverbalet e qendrave të votimit për mënyrën sesi janë mbushur kutitë e votimit.

Deklarata e plotë e Endrit Braimllarit:

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vijon të bëhet pjesë e masakrës elektorale të 25 prillit.

Vendimet e njëanshme, arbitrare dhe politike në shërbim të rilindjes u konfirmuan dhe sot në vendimmarrjen për qarkun e Vlorës. Duke i mohuar të drejtën e votës mijëra qytetarëve.Ky vendim i KAS vjen pasi mbylli sytë në mënyrë të frikshme për shkeljet e rënda në qarkun e Beratit. Sot, do t’ju paraqesim fakte zyrtare nga procesverbalet e qendrave të votimit sesi kutitë janë mbushur.

Qendra e votimit 34/56 rezulton se në dorëzim janë marrë 959 fletë votimi por në mbyllje të procesit nga i njëjti komision janë dorëzuar 1 mijë fletë votimi, pra 49 fletë votimi më shumë. Në këtë qendër votimi mungon dhe raporti i identifikimit elektronik të votuesve.Këto shkelje tregojnë qartë, se kutitë në Qarkun e Beratit janë mbushur nga Rilindja dhe se rezultati i dalë nga to nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve.Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të bëjë publike, fakte të tjera tronditëse sesi Rilindja deformoi vullnetin e qytetarëve në 25 prill. Ne nuk do të ndalemi për të zbardhur të vërteten dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

Etiketa: Endrit BraimllariKASLSI

Lajme të lidhura

Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?
Breaking Views

Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?

18:02 - 27/09/26
Rama mbrohet me stilin e “të pandehurit”: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë
KRYESORE

Rama mbrohet me stilin e “të pandehurit”: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë

15:30 - 27/09/26
“Orë super e shtrenjtë, dhuratë nga krimi i organizuar?”- Edi Rama: Kam një dyzinë të regjistruara…
Breaking Views

“Orë super e shtrenjtë, dhuratë nga krimi i organizuar?”- Edi Rama: Kam një dyzinë të regjistruara…

15:15 - 27/09/26
Para
A u përfshi Donald Lu në vendimin e DASH për Sali Berishën? Flet ish kryeministri

A u përfshi Donald Lu në vendimin e DASH për Sali Berishën? Flet ish kryeministri

TË FUNDIT

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatori Aliun që u arrestua në Rusi
Aktualitet

U martua me një grua ruse/ Detaje të reja për Salvatori Aliun që u arrestua në Rusi

19:11 - 27/09/26

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku...

Lexo më shumë
Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeç

Tragjedi në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari pas përplasjes së motorit me shtyllën, plagoset edhe një 17-vjeç

19:07 - 27/09/26
Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?

Ervin Salianji: Rama takoi Berishën në Rinas! A bënë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng?

18:02 - 27/09/26
Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë

Arrestohet i riu që vodhi kasën e një supermarketi në Vlorë

17:47 - 27/09/26
Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër

Aleksandër Vuçiç jep sot dorëheqjen, nuk “harron” mikun e vjetër

17:32 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com