GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuk paguajnë taksat, bllokohen llogaritë e “Birra Tirana” dhe “Euromax”

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk paguajnë taksat, bllokohen llogaritë e “Birra Tirana” dhe “Euromax”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Informaliteti dhe mospagimi i taksave nga bizneset në vend është shumë i madh. Edhe pse shumica janë biznese të vogla, të cilat për disa arsye nuk janë korrekte me shtetin, nuk përjashtohen as bizneset e mëdha të cilat shmangin detyrimet ndaj shtetit.

Në një dokument të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në datën 30 shtator të këtij viti numërohen 32,164 biznese, të mëdha dhe të vogla, që janë debitorë ndaj të cilëve është vendosur barra siguruese apo hipotekore. Këto biznese janë nën sekuestro duke mos i lejuar të bëjnë asnjë veprim me pasuritë e tyre pa shlyer borxhin.

Në listën e gjatë të bizneseve të cilave u ndalohet kryerja e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, gjenden edhe kompani të mëdha dhe me emër të vendit.

Disa prej tyre janë:

“Phoenix Petroleum Gas” e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë shtetërore Albpetrol sh.a. për prodhim të hidrokarbureve dhe gazit në 5 fusha rezervash në jug të Shqipërisë. 5 fushat me gaz natyror kanë në total prej 447 milion Nm3 të mbetur në rezervat e verifikuara dhe rreth 3 miliardë Nm3 gazi prej kategorive të mundshme në zonat produktive. Edhe pse kompania xhiron miliarda lekë nga pasuritë e vendit, kur vjen puna tek detyrimet, ajo i shmanget.

“DELVINA GAS COMPANY” e cila vepron në fushën e hidrokarbureve dhe gazit natyror në Shqipëri. Sipas “open procurement”, kompania në fjalë ka deri në 2019-ën, xhiron vjetore e ka pasur 135 868 923 milionë lekë, ndërkohë nga ana tjetër nuk paguan taksat e shtetit.

“TRANSPETROL” është kompani që ka disa vite që vepron në Shqipëri, me qendër në Berat, kryesisht në tregtimin e karburanteve dhe lubrifikanteve. Problemet me detyrimet ndaj shtetit, kjo kompani i ka që në 2017-ën ku në atë kohë kishte 830 milionë lekë borxhe.

“EUROMAX”, është kompani që vepron në fushën e supermarketeve dhe të hipermarketeve, në shitje dhe importimin me pakice të produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, vepron që në vitin 2004, por që nuk është e rregullt me taksat e shtetit.

“FIN PEK PETROLEUM” e cila importon dhe eksporton me shumicë e pakicë të sistemeve, seteve pajisjeve, mjeteve programeve informatike, elektronike e mekanike. Sipas xhiros vjetore të deklaruar në vitin 2018-të, kompania e ka pasur 12 610 710 lekë, ndërsa detyrimet ndaj shtetit nuk i paguan.

“SUN PETROLEUM” është kompani që vepron në nxjerrjen, shfrytëzimin, përpunimin, importin, eksportin dhe tregtimin e benzinës, naftës dhe gazit. Xhiron vjetore e ka deklaruar deri në vitin 2016 dhe shkonte deri në 3,205,362,769, ndërkohë që është akoma debitorë ndaj shtetit kur bëhet fjalë për taksat.

Ndër brendet e mëdha dhe të njohura, është edhe “Birra Tirana”, e cila vepron që në vitin 1998 në tregun shqiptar, e cila rezulton që nuk është e rregullt me detyrimet ndaj shtetit.

Sipas të dhënave të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili është publikuar në shtator të këtij viti, borxhi tatimor vlerësohet mbi 960 milionë euro, ose sa 1/4 e buxhetit të shtetit. /Gijotina.com

Etiketa: Birra TiranabllokohenDelvina GasEuromaxkompanitekryesore2llogaritePhoenix Petroleumtaksat

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Guardiola: “Kam shumë merita, admirimin dhe gjithë krenarinë time për këta lojtarë”

Guardiola: “Kam shumë merita, admirimin dhe gjithë krenarinë time për këta lojtarë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”
Të tjera

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

16:00 - 20/08/26

Tiranë, gusht 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”, çmimi...

Lexo më shumë
Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26
Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

15:05 - 20/08/26
PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

14:39 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com