GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

S’i del inati me Lelin, Rama pastron për herë të dytë plehrat në Vlorë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
S’i del inati me Lelin, Rama pastron për herë të dytë plehrat në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrit Edi Rama duket se nuk ka arritur të hedhë pas krahëve marrëdhënien toksike që ka me kryetarin aktual të Vlorës, Dritan Leli, pasi planin për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë, e nisi pikërisht nga ky qytet.

Me dorashka dhe qese në duar, vetë kryeministri i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe të rinj, kanë nisur pastrimin e mbeturinave.

Krisja e marrëdhënieve të Ramës me Lein nisi që në fushatën e 25 prillit, ku Leli refuzoi të heqë dorë nga posti aktual për t’u bërë deputet, dhe që nga ajo dita nuk kanë munguar ironitë apo kritikat ndaj tij.

Lidhur me pastrimin e mbetjeve, vetëm disa muaj më parë, gjatë një vizitë në Vlorë, Rama pastroi një ambient sportiv që ishte mbushur me plehra dhe tha se është turp që turistët shqiptarë dhe të huaj të shohin mbeturina përtokë.

Ndërsa, ditën e sotme ai paralajmëroi sanksione për bashkitë dhe kryetarët që nuk bëjnë pastrimin e mbetjeve, si një mesazh indirekt drejtuar Lelit.

“Ministrja së bashku me të deleguarit, do të jenë në çdo mbledhje të këshillit bashkiak. I bëj thirrje të rrëzojnë buxhetin nëse nuk sjellin fonde të domosdoshme për pastrimin. Çdo bashki ka në dispozicion një pikë fundore për pastrimin e mbetjeve. Është e pa tolerueshme që mbetjet të grumbullohen në mes të rrugës. Pikat fundore janë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve, dhe fushat sanitare. Asnjë bashki nuk do lejohet që për justifikime, në vend që t’i çojë në pikën fundore të krijojë pika të tjera të paligjshme. Për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët dhe bashkitë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mbetjet urbane nuk janë sjellë nga fuqi e mbinatyrshme, por nga dora e njeriut, dhe se të jesh patriot nuk do të thotë që të marrësh pushkën dhe të lufton për atdheun nga Facebook.

Etiketa: Dritan LeliKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij
Aktualitet

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë
Aktualitet

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Para
PD përkrah shoqatës së biznesit: Të shtyhet fiskalizimi, 70% po falimentojnë

PD përkrah shoqatës së biznesit: Të shtyhet fiskalizimi, 70% po falimentojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e akuzuar atë...

Lexo më shumë
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com