GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Presidenti i Vllaznisë, Xhaferri “shuplakë” trajnerit Bërdariç dhe Latifit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Vllaznisë, Xhaferri “shuplakë” trajnerit Bërdariç dhe Latifit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i skuadrës së Vllaznisë, Alban Xhaferri ka analizuar situatën aktuale tek shkodranët, deklaratën e trajnerit Bërdariç mbi problemet e infrastukturës apo edhe frustimin e sulmuesit Latifi pas zëvendësimit.

“Mendoj se Vllaznia do ketë kohën e duhur dhe do kthehet te rezultatet dhe objektivat që kemi paracaktuar për titullin kampion. Deklaratat e Brdariç? Do e shoh në dy prizme. Së pari infrastruktura në Shqipëri lë për të dëshiruar, në stadium jemi në avantazh, por është pjesa tjetër që fushat e stërvitjes në Shkodër janë me vite, si janë në klube të tjera besoj. Gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit, Federata me Bashkinë kanë marrë inicativën për të investuar në fushën “Reshit Rusi” dhe shumë shpejt do të jetë gati. Për infrastrukturën jam dakord me Brdariç, kemi mundësi të përmirësojmë infrastrukturën, por njëkohësisht të përgatisim një kompleks modern që shumë shpejt do jetë ëndërr për t’u bërë realitet. Është projekt që kemi diskutuar me bashkinë dhe Federatën për të ardhmen.

Në prizmin e dytë në deklaratën e trajnerit, sigurisht që kushtet i janë bërë të ditura një vit e gjysmë më parë dhe ai është pjesë e jona dhe ndoshta nuk duhet të bëjmë deklarata sikur po anëtarësohemi në Komunitetin Europian me kritere. Deklaratat janë konkrete, ai është pjesë e këtij realiteti. Derisa ka pranuar të jetë te Vllaznia dhe pjesën e infrastrukturës e di, e di që këto jemi. Nëse ia vëmë fajin infrastrukturës, kjo është bisedë e përgjithshme.

Latifi? Ai është një lojtar që është një pjesë e rëndësishme e Vllaznisë. Ai është një nga më të mirët e kampionatit shqiptar nga ndeshja në ndeshje performanca e tij është në rritje. Ka ego të brendshme për të fituar ndeshjen siç ka gjithë ekipi. Në këtë kontekst ka reagim të nxituar, mendoj se e ka kuptuar se mbi vendimin e trajnerit nuk mund të dalë asnjë. Unë do ia lë egos, do këshilloja që egon ta kthejë në ambicie se egoja  e tepruar mund të kthehet në një bumerang negativ e shfaqet si në këto raste. Gjobë për të? Nuk është qëllimi në vetvete, jemi munduar të ulemi me të gjithë lojtarët dhe me Latifin kemi bërë para një jave takim me trajnerin për të sqaruar pozicionet e secilit, për të kritikuar ku ishte për të kritikuar. Nuk është qëllimi të gjobisim apo me masa ekstreme, duhet të marrim më të mirën nga kushdo, përfshirë Latifin.

Trajner i në rrezik? Në kontekstin e trajnerit nuk është asnjë diskutim i tillë për ta lëvizur. Ekipi ka potencial për t’u rritur. Sigurisht ka analiza të brendshme, kemi probleme se nuk jemi perfekt, por janë pjesë e diskutimeve të brendshme. Kam besim të plotë te ekipi dhe do u kërkoja tifozëve durim se çdo ekip ka momentet e tij të mira e jo”, tha Xhaferri.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Para
Dënim mbi dënim, shqiptari që vuan në regjimin 41 bis i shtohen dhe 16 vite tjera

Dënim mbi dënim, shqiptari që vuan në regjimin 41 bis i shtohen dhe 16 vite tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj
Aktualitet

Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

13:00 - 14/11/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave se Partia Socialiste votoi në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e...

Lexo më shumë
Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

12:42 - 14/11/26
Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë

Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë

12:19 - 14/11/26
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit! Dy viktima dhe disa të plagosur nga përplasja e 2 makinave

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit! Dy viktima dhe disa të plagosur nga përplasja e 2 makinave

11:58 - 14/11/26
Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit

Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

11:41 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com