GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

A do e lejojë Serbia Kosovën të futet në OKB? Ja ultimatumi që lëshon Vuçiç

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
A do e lejojë Serbia Kosovën të futet në OKB? Ja ultimatumi që lëshon Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, tha Vuçiq më 19 shtator.

Presidenti i Serbisë tha se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

“Të them se gjithçka e publikuar [në portalin AlbanianPost] është e saktë, nuk mundem. Nuk më kujtohet gjithçka që ishte shkruar në ato katër faqe. E kam ditur se nuk duhej ta pranoja atë dokument”, tha Vuçiq, duke thënë se pala serbe nuk e ka nxjerrë në publik këtë dokument.

Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve.

Palët kanë dallime të mëdha sa i përket përfundimit të këtij procesi. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia ka thënë se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se çfarë do të nënkuptonte një zgjidhje e tillë.

Ndryshe, Vuçiq do të marrë pjesë në mbledhjen e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në Nju Jork më 23 shtator. Ai do të mbajë një fjalim më 21 shtator gjatë një debati të liderëve botërorë.REL

Etiketa: KosoveSerbiVucic

Lajme të lidhura

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
Kosovë & Rajon

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

12:25 - 15/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme
Breaking Views

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk mora mbështetjen e nevojshme

19:52 - 14/09/26
Para
Takimi ndërqeveritar/ Shehu: Rama përgjegjës për raportet me Kosovën

Sulmet kibernetike/ Shehu reagon pas ndalimit të informacionit në media: Kjo është demokracia?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, shqiptarët bëjnë thirrje për marshim masiv më 20 shtator
Aktualitet

Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, shqiptarët bëjnë thirrje për marshim masiv më 20 shtator

13:22 - 15/09/26

Të dielën, më 20 shtator në Milano pritet të zhvillohet një marshim në mbështetje të protestave që po zhvillohen në...

Lexo më shumë
Rritja e pagave të gjyqtarëve, Bardhi “sulmon” projektligjin: Është shkelur vendimi i Këshillit të Legjislacionit

Rritja e pagave të gjyqtarëve, Bardhi “sulmon” projektligjin: Është shkelur vendimi i Këshillit të Legjislacionit

13:06 - 15/09/26
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në paraburgim

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në paraburgim

12:55 - 15/09/26
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane

12:47 - 15/09/26
Gjykata e Lartë la Veliajn në burg, Tabaku: Rama mbetet bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë

Gjykata e Lartë la Veliajn në burg, Tabaku: Rama mbetet bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë

12:26 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com