GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmet kibernetike/ Shehu reagon pas ndalimit të informacionit në media: Kjo është demokracia?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi ndërqeveritar/ Shehu: Rama përgjegjës për raportet me Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë për ndalimin e publikimit në media të informacioneve që kanë rrjedhur si pasojë e hakerimit të të dhënave. Shehu tha se medias “ nuk mund t’i mbyllen as sytë e as veshët, e aq më pak goja”.

Sipas tij “media në këtë rast shërben si “një këmbanë” e fortë alarmi e sensibilizimi të opinionit për sa po ndodh dhe rreziqet që paraqet kjo për stabilitetin e vendit”.

Postimi i Shehut:

Kësaj i thonë “kur nuk ke çfarë t’i bësh gomarit i bie samarit”!

Policia, prokuroria dhe institucionet e tjera në vend që të kërcenoje mediat, duhet:

— Të mbrojnë të dhënat sensitive nga hakërimi, gjë për të cilën janë shpenzuar miliona e miliona Euro.

—Të sqarojë pse arrihet kaq lehtë të zbulohen të dhënat sensitive në Shqipëri, gjë që po përsëritet prej kohësh.

—Të kërkojnë dënimin e atyre që janë përgjegjës në Shqipëri për ndërtimin e një sistemi të tillë kaq vulnerabël të mbrojtjes së atyre të dhënave.

—Të identifikojnë kush e ka realizuar hakerimin, të kërkojnë qoftë dhe dënimin e tyre formal, etj.

Këto janë detyrat e policisë, prokurorisë e të shumë institucioneve të tjera.

Nuk është kërcënimi e dënimi i medias, qe i ka marrë këto të dhëna nga burime të publikuara më parë, as detyra dhe as e drejta e policisë e tyre në një vend demokratik.

Përkundrazi, media në këtë rast shërben si “një këmbanë” e fortë alarmi e sensibilizimi të opinionit për sa po ndodh dhe rreziqet që paraqet kjo për stabilitetin e vendit.

Medias nuk mund t’i “mbyllen” as sytë e as veshët.

Aq më pak nuk mund t’i “mbyllet” goja!

Kjo është demokracia.

Është e palejueshme të përdoren akte kriminale të realizuara nga të tjerë në një terren të brishtë sigurie në vend, për të cenuar parimet e demokracisë.

Për të cunguar liritë e medias.

Etiketa: ndalimimi i publikimit te te dhenavereagimShehu

Lajme të lidhura

Dhjetëra efektivë ndjekin me vrap të rinjtë, arrestime masive pas revoltës së studentëve, të rinjtë goditen barbarisht nga policia
Breaking Views

Dhjetëra efektivë ndjekin me vrap të rinjtë, arrestime masive pas revoltës së studentëve, të rinjtë goditen barbarisht nga policia

22:47 - 14/10/26
Ministri i Brendshëm provokon rëndë protestuesit: I keni bërë llogaritë gabim
Breaking Views

Ministri i Brendshëm provokon rëndë protestuesit: I keni bërë llogaritë gabim

21:56 - 14/10/26
Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë
KRYESORE

Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

21:36 - 14/10/26
Para
“Dil e trego” Berisha thirrje publike Bashës për financimin rus: Nga dolën 600 e ca mijë euro?

“Dil e trego” Berisha thirrje publike Bashës për financimin rus: Nga dolën 600 e ca mijë euro?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhjetëra efektivë ndjekin me vrap të rinjtë, arrestime masive pas revoltës së studentëve, të rinjtë goditen barbarisht nga policia
Breaking Views

Dhjetëra efektivë ndjekin me vrap të rinjtë, arrestime masive pas revoltës së studentëve, të rinjtë goditen barbarisht nga policia

22:47 - 14/10/26

Policia ka nisur arrestime të dhunshme të të rinjve që ishin të pranishëm në protestën në Tiranë. Në pamjet shihet...

Lexo më shumë
Fitore zbavitëse e Liverpool ndaj LASK, Barcola ‘hat-trick’, humb Como…

Fitore zbavitëse e Liverpool ndaj LASK, Barcola ‘hat-trick’, humb Como…

22:19 - 14/10/26
Ministri i Brendshëm provokon rëndë protestuesit: I keni bërë llogaritë gabim

Ministri i Brendshëm provokon rëndë protestuesit: I keni bërë llogaritë gabim

21:56 - 14/10/26
Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

21:36 - 14/10/26
Përplasje te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda

Përplasje te Komisariati nr.2, protestuesit tentojnë të futen brenda

20:54 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com