GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

A duhet t’i konsumoni të gjitha vaktet kur vuani nga diabeti

09:24 - 19/05/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Doni të jetoni më gjatë dhe më mirë? Bëni këto zakone të thjeshta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një simptomë problematike e sëmundjes së diabetit.

Kjo gjendje mund t’ju shkaktojë dëmtime të arterieve të syrit, të veshkave, zemrës dhe madje trurit. Nëse vuani nga diabeti sheqeri në gjak është zakonisht më i lartë se normalja. Të menaxhosh sëmundjen e diabetit është një sfidë e vërtetë, pasi kujdesi duhet të jetë i përditshëm dhe në çdo vakt. Ushqimi i tepërt dhe me shumë sheqer njihet si armiku më i madh i kësaj sëmundje.

A duhet të lini vaktet pa ngrënë

Mjekët rekomandojnë që vaktet të konsumohen gjithnjë strikte dhe të bazuara në një dietë të shëndetshme.

Gjithsesi edhe nëse në këto raste niveli i sheqerit në gjak është akoma i lartë kjo nuk do të thotë që ju duhet të lini vaktet pa ngrënë. Në vend që të evitoni ushqimin përpiquni të kuptoni shkaqet që  po ju shkaktojnë këtë simptomë.

Në shumë raste edhe kur ju evitoni të konsumoni ushqim për të ulur nivelin e sheqerit në gjak kjo mënyrë do t’ju japë efektin e kundërt. Trupi do të ndihet i uritur dhe nën presion, pra nuk do të ketë një funksionim normal të tij. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shihni me kujdes arsyet që po j’ua shkaktojnë këtë simptomë.

Shkaqet që ju rrisin sheqerin në gjak

Nëse niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja filloni gjithnjë të evitoni shkaqet që po j’ua shkaktojnë atë. Nëse keni ngrënë ushqime me shumë karbohidrate si patatet apo edhe brumërat atëherë me shumë mundësi ato po ju dëmtojnë.

Nëse jeni të sëmurë apo nën efektin e ilaçeve të tjera kjo mund t’ju rrisë nivelin e sheqeir në gjak. Edhe lënia pas dore e ilaçeve apo e ushtrimeve fizike mund të shkaktojë këto simptoma në trupin tuaj.

Çfarë të konsumoni

Në vend që të evitoni të ngrënën, mundohuni të konsumoni një dietë sa më të balancuar me fruta dhe perime. Konsumoni një sasi të madhe proteine pasi do të stimulojë pankreasin të prodhojë më shumë insulinë.

Insulina është hormoni kryesor që ju duhet  për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Dietën tuaj bazojeni në perime dhe kryesisht ato jeshilet si brokoli apo spinaqi, për burime proteine konsumoni shumë mish pule, viçi apo peshk.

Balanconi gjithnjë vaktet tuaja dhe kujdesuni të keni një aktivitet sportiv të rregullt për një jetesë sa më të lehte me këtë sëmundje. Për të marrë një dietë më të pasur për diabetikët lexoni këtu.

Etiketa: Diabetvakte

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Moti i keq në Itali, shkon në 14 numri i viktimave

Moti i keq në Itali, shkon në 14 numri i viktimave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të vendosur pagesa mbi kalimin në tunelin e...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com