GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shkova me dëshirë” 13-vjeçarja e mbron, i dashuri përfundon në qeli

13:05 - 03/09/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
E rëndë/ U la 10 ditë në një varkë në mes të Mesdheut, 4-vjeçarja vdes nga etja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.

Burime bëjnë me dije se vajza 13 vjeçare ka deklaruar para policisë se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27-vjeçarit ka qenë me dëshirë. Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27-vjeçarin për moshën reale dhe ai nuk kishte faj në këtë mes. Duket se kanë qenë familjarët e vajzës që e kanë denoncuar në polici 27-vjeçarin pasi vajza kishte vendosur një foto profili me të shoqëruar me një unazë. Nga ana tjetër 27-vjeçari ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj.

E gjithë ajo që vajza ka deklaruar nuk është marrë parasysh nga policia nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një minorene e cila mbrohet ligjërisht.

Njoftimi zyrtarë

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, u kap duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.

-Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen E. K., 25 vjeçe, si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. D., 33 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi këta shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ku ndodheshin për zgjidhjen e një problemi mes tyre, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë të rendit publik.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit H. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë dhe V. Dh., 55 vjeç, banues në Ersekë, sepse në fshatin Taç, duke drejtuar përkatësisht automjetet e tyre, pasi janë përfshirë në një aksident me dëme materiale, 26-vjeçari ka goditur me grushte shtetasin V. Dh. dhe më pas të dy janë larguar nga vendi i aksidentit.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. K., 34 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: abuzonkorcariKryesore1

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik
Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik

11:06 - 03/03/26
Gonzato: Financimet e partive duhet të garantojnë një fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët
Aktualitet

Gonzato: Financimet e partive duhet të garantojnë një fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët

10:51 - 03/03/26
Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë
Aktualitet

Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

10:41 - 03/03/26
Para
Kadilli nuk kursen kritikat: As Basha, as Berisha nuk e sjellin PD-në në pushtet

Kadilli: Ja tre pikat që dallojnë Bashën nga Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik
Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik

11:06 - 03/03/26

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka theksuar rëndësinë e transprarencës financiare të partive politike. Gjatë fjalës në tryezën...

Lexo më shumë
Gonzato: Financimet e partive duhet të garantojnë një fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët

Gonzato: Financimet e partive duhet të garantojnë një fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët

10:51 - 03/03/26
Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

10:41 - 03/03/26
Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi, shok fëmijërie…

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin portugez

10:23 - 03/03/26
Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi

Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi

10:16 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com