GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera “5D”/ SPAK sërish në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe UKT, sekuestrohen dokumente

14:04 - 20/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetari Hoxha: Drejtorët banonin në të njëjtin kompleks me Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet për dosjen “5D”, në kuadër të të cilës u arrestuan 3 drejtorët e bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha.

Byroja Kombëtare e Hetimit, me kërkesë të SPAK, ka ushtruar së fundmi kontrolle në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimeve, ku janë sekuestruar disa dokumente.

SPAK ka kërkuar nga Bashkia dhe drejtoritë përkatëse të dhënat mbi zbatimin e projekteve, shumat përkatëse, kush kanë qenë kostot në raport me zbatimin. Të dhëna janë kërkuar edhe nga VAS Konstruksion, paraardhëse e “5D Konstruksion”.

Janë duke u grumbulluar nga organi i akuzës dosjet e prokurorimeve publike, ku në disa prej tyre, autoritet kontraktor është Bashkia se Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Ndërkohë, burime thanë se ka nisur edhe një hetim pasuror për drejtorët e arrestuar të Veliajt.

SPAK e akuzon Redi Mollën e Mariglen Qato së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë “5D Konstruksion” në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka “de fackto” zotërues Mollën dhe Qaton. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe më pas në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit.

Në dosjen hetimore ka indice – siç është dëshmia e një prej punonjësve të firmës në fjalë – se pas kompanisë 5D” fshihet vetë Erion Veliaj. Opozita, që proteston prej javësh duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt, e cilëson këtë të fundit “kokën e bandës së drejtorëve hajdutë”.

Vetë Veliaj ka mohuar akuzat duke pretenduar se nuk ka dijeni për aferat e vartësve.

Etiketa: 5ddosja 5dErion VeliajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Irani 5 ditë zi për vdekjen e Ebrahim Raisi, Ayatollah Ali Khamenei: Nuk do kemi vakum pushteti

Irani 5 ditë zi për vdekjen e Ebrahim Raisi, Ayatollah Ali Khamenei: Nuk do kemi vakum pushteti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com