GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera “5D”, Veliaj i shmanget llogaridhënies në Këshillin Bashkiak

12:35 - 09/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj flirton me drejtorët hajdutë nga media e inceneratorëve

Erion Veliaj dhe drejtorët e arrestuar

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon ti mos përgjigjet kërkesës së këshilltarëve të opozitës për të zhvilluar një mbledhje urgjente të këshillit bashkiak, lidhur me aferën e njohur si “5 D”.

Grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë e Tiranës kërkuar një mbledhje urgjente të këshillit bashkiak. Në një deklaratë për mediat, ata thanë se shkresa që ata kanë dërguar për mbledhje ende nuk është proceduar.

Këshilltarët kërkojnë nga kryetari i bashkisë që të japë llogari para qytetarëve për të bërë transparencë me të gjitha fondet që i janë dhënë kompanisë 5D.

Po ashtu ata u bënë thirrje qytetarëve që të enjten të mblidhen para bashkisë së Tiranës në protestën e radhës që do të zhvillojnë, të enjten në 11:00.

“Erdhëm këtu për të kërkuar mbledhjen urgjent të këshillit bashkiak të Tiranës, ku kryetari Erion Veliaj ka për detyrë të japë llogari para qytetarëve shqiptarëve. Përpara se të mbledhë organizatën e vetë politike dhe organizatën e drejtorëve të korruptuar, Erion Veliaj duhet të mbledhë këshillin bashkiak sepse kështu ja kërkon ligji. Prej disa muajsh refuzon ta mbledhë”, tha këshilltarja Ilda Zhulali.

“Kemi kërkuar ne një mbledhje urgjente. Cfarë urgjence tjetër ka bashkia e Tiranës që nuk mbledh këshillin e saj bashkiak për një afere kaq të madhe si kjo e 5D, apo inceneratori?! Kërkesa ishte e thjeshtë, mbledhje e këshillit bashkiak për të diskutuar çështjet madhore që prekin qytetarët e Tiranës. Asnjë nga këshilltarët e PS nuk ka bërë një kërkesë të ngjashme”, tha Ilir Alimehmeti.

“Pesë ditë pas depozitimit të kërkesës drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë për mbledhjen urgjente të këshillit bashkiak lidhur me aferat korruptive, të faktuara edhe nga drejtësia për kompaninë 5D, ende sot nuk kemi asnjë përgjigje. Kjo dëshmon tmerrin dhe friken e Erion Velisë nga transparenca. Ne jemi të vendosur që ta detyrojmë kryetarin e bashkisë të bëjë transparencë dhe të japë llogari. Nuk mund të ketë drejtësi për të gjithë këto afera korruptive vetëm duke arrestuar bedelët e Velisë”, u shpreh Tedi Blushi.

“Tirana duhet të dijë të vërtetën, qytetarët e Tiranës duan të dijnë ku kanë shkuar paratë e tyre. Kryetari i bashkisë të vijë dhe të bëjë debatin bashkë me ne mbi transparencën e fondeve publike, të japë shpjegim ku kanë shkuar paratë e 30 mln eurove për 29 tendera, të japë shpjegime pse ai ka firmosur tendera për firmën 5D”, theksoi këshilltari Dorian Teliti.

Etiketa: 5dBashkia Tiranedosja 5dErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26
Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën
Aktualitet

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi
Aktualitet

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26
Para
Çerekfinalet e Champions, ISIS kërcënon me sulme në stadiume

Çerekfinalet e Champions, ISIS kërcënon me sulme në stadiume

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish deputetit të PS, Jurgis...

Lexo më shumë
Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26
Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

09:48 - 20/02/26
Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com