GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Agjencia Gjermane e Energjisë: Tre sfida të Shqipërisë për energjinë e rinovueshme

07:27 - 23/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Agjencia Gjermane e Energjisë: Tre sfida të Shqipërisë për energjinë e rinovueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fokusi i Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve nga burimet e rinovueshme të energjisë që ndër të tjera sjellin edhe diversifikim, duhet të shoqërohet edhe me reforma të tjera.

Agjencia Gjermane për Energjinë (DENA) në një publikim të dedikuar për Shqipërinë nënvizon se tre janë sfidat thelbësore për integrimin e kapaciteteve të mëtejshme të rinovueshme.

Së pari është forcimi i rrjetit të shpërndarjes. “Prodhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme luhatet dhe është natyrshëm i ndryshueshëm. Kjo kërkon infrastrukturë më të sofistikuar të rrjetit dhe operimit që mund të përballojë flukset e dyanshme të energjisë dhe ndryshimin e profileve të furnizimit. Veçanërisht në qendrat me kërkesë të lartë si kryeqyteti Tirana, rrjetit shqiptar itë shpërndarjes i mungon kapaciteti i mjaftueshëm dhe funksionimi dinamik për të trajtuar injeksionin e ndryshueshëm të energjisë elektrike. Kjo e pengon në mënyrë domethënëse integrimin e suksesshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë në vend” vlerëson raporti.

Një tjetër sfidë është përmirësimi i mekanizmave mbështetës për energjinë e rinovueshme.

Agjencia Gjermane e Energjisë vlerëson se teksa bëhet minimizim i përdorimit të tokës dhe mundësimi i skemave të blerjes, projekte me shkallë të vogël të energjisë së rinovueshme si për shembull , impiante fotovolatikë në çati shpesh janë më pak kosto efektive sesa parqet e eolikë apo fotovoltaikë të mëdhenj. Në këtë kontekst raporti vëren se duke marrë parasysh këtë, një rishikim i terrenit mbështetës për të rinovueshmet do të nxiste vendosjen e projekteve në shkallë të vogël të energjisë në vend.

Sfida e tretë është sigurimi i mbështetjes bankare për propozimet e projekteve.  “Investimet e Energjisë së Rinovueshme janë relativisht intensive në kapital dhe kërkojnë afate të gjata për të amortizuar kostot, të cilat bazohen pothuajse ekskluzivisht në çmimet e energjisë. Edhe pse teknologjia është e zhvilluar mirë, koha e gjatë dhe kushtet e pasigurta të tregut rezultojnë në rreziqe relativisht të larta të investimeve. Ulja e shkallës së rrezikut tek projektet e energjisë së rinovueshme do të kthehej në joshëse për investimet private dhe do të përshpejtonte zhvillimin. Përmes zhvillimit të planifikimit dhe instrumenteve financiare të tilla si Marrëveshjet e Blerjes së Energjisë për shembull do të krijonin besim dhe stimulonin investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme në Shqipëri” thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se Shqipëria është aktualisht një nga vendet me prodhimin më të lartë të energjisë nga burimet e rinovueshme në Europën Juglindore. Prodhimi nga hidrocentralet zë 95 për qind teksa 1 për qind vjen nga dielli dhe 4 për qind nga nafta bruto. Shqipëria gjithsesi është një nga vendet me potencialin më të lartë për të zhvilluar energjinë nga dielli dhe era.

Aktualisht Shqipëria ka hapur ankandin sa i takon zhvillimit të projekteve të energjisë nga era ndërsa më parë përmes garës dha tek kompania franceze Voltalia 240MW kapacitet të instaluar për parkun fotovoltaik të Karavastasë dhe Spitallës./MONITOR

Etiketa: agjencia gjermane e energjiseDENArrjeti i shperndarjessfida

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Nis intervistimi i kandidatëve në KLP, ja kush është prokurori i parë që futet në sallë (FOTO)

Nis intervistimi i kandidatëve në KLP, ja kush është prokurori i parë që futet në sallë (FOTO)

TË FUNDIT

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare
Aktualitet

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka ndarë mesazhin e Sekretarit Marco Rubio ku u shpreh se do t’i hiqet...

Lexo më shumë
U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26
Kapen 620 kg kokainë, e maskuar si kripë për kafshët në Spanjë

EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit

14:37 - 20/02/26
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Duka merr urime nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët europianë dhe Lugina e Preshevës

14:09 - 20/02/26
“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com