GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Nuk kemi thënë se Irani po ndërton bombën bërthamore

21:46 - 18/06/25
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Nuk kemi thënë se Irani po ndërton bombën bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

«Kemi arritur në përfundimin se nuk mund të themi se Irani po bën një përpjekje sistematike për të prodhuar një armë bërthamore».

Kështu u shpreh drejtori i AIEA-s, Rafael Grossi, në një intervistë për Sky News. Raporti i AIEA-s, i cili është cituar gjerësisht nga Izraeli, tregon se Irani po pasuron deri në 60% uran, duke qenë i vetmi shtet në botë që e bën këtë.

Pra, «ka elemente shqetësimi», shpjegoi Grossi, duke shtuar se: «Por të themi që ata janë duke ndërtuar dhe prodhuar një armë bërthamore, jo, ne nuk e kemi thënë këtë».

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje kundër “ndërkombëtarizimit të mëtejshëm” të konfliktit Iran-Izrael.

Ai ka paralajmëruar se ndërhyrjet e reja ushtarake mund të kenë pasoja të rënda jo vetëm për rajonin, por dhe më gjerë.

“Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për palët e përfshira, por për të gjithë rajonin dhe për paqen e sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi,” tha Guterres në një deklaratë zyrtare të shpërndarë sot.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po përgatitet të përdorë asetet ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane.

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj,” deklaroi Trump sot, kur u pyet për mundësinë e një sulmi amerikan ndaj Iranit.

Ndërkohë ka pasur sulme të reja midis Iranit dhe Izraelit, me Teheranin që njofton se ka përdorur edhe sulme hipersonike dhe IDF që siguron se ka goditur vendet e programit bërthamor të Teheranit. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz deklaroi se avionët luftarakë izraelitë “kanë shkatërruar selinë qendrore të sigurisë së brendshme të regjimit iranian, organin kryesor shtypës të diktatorit iranian”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, shkroi në një postim në X se “beteja ka filluar” dhe vendi i tij nuk do të tregojë “asnjë mëshirë” ndaj udhëheqësve izraelitë: “Ne do t’i japim një përgjigje të fortë regjimit terrorist sionist”.

Mesazhi erdhi disa orë pasi Trump i kërkoi Teheranit një “dorëzim pa kushte”. Ambasadori iranian në OKB në Gjenevë tha se Teherani do t’u përgjigjet “pa kufij” sulmeve të Izraelit dhe, në rast të përfshirjes së drejtpërdrejtë, edhe atyre të Shteteve të Bashkuara.

gijotina.com/

Etiketa: Izrael-Iran

Lajme të lidhura

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Para
Sulmuesi shqiptar i Gjermanisë i shënon gol Anglisë në Europianin e 21-vjeçarëve (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar i Gjermanisë i shënon gol Anglisë në Europianin e 21-vjeçarëve (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com