GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Agresioni rus/ Tanke e helikopterë të rrëzuar, pamje nga lufta në Ukrainë (FOTO)

19:40 - 24/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Agresioni rus/ Tanke e helikopterë të rrëzuar, pamje nga lufta në Ukrainë (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trupat ukrainase kanë rrëzuar deri tani 5 helikopterë rusë, kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe kanë arrestuar gjithashtu dhjetëra ushtarë rusë, që kur Rusia nisi pushtimin e vendit të tyre këtë mëngjes.

Edhe pse ushtria ukrainase është shumë më inferiore sesa pala ruse dhe ka një sistem të forcave ajrore që daton prej epokës së Bashkimit Sovjetik, gjatë luftimeve në Kiev dhe qytete të tjera janë arritur disa rezultate.

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë KA-52 Alligator gjatë betejës për bazën ajrore në Hostomel, pranë Kievit, ndërsa një i pestë është detyruar të ulet për shkak të breshërisë së plumbave. Megjithatë aeroporti Antonov në Hostomel, rreth 25 kilometra larg nga Kievi, është tashmë nën kontrollin e rusëve, raporton CNN.

Forcat ukrainase pretendojnë gjithashtu se kanë rrëzuar edhe 6 avionë rusë në Donbas, dhe një tjetër në afërsi të kryeqytetit.

Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke ruse përgjatë kufirit lindor mes dy shteteve. Beteja më e flaktë është zhvilluar në Kharkiv, ku pati shkëmbime zjarri mes palëve dhe viktima.

Ushtria e Ukrainës gjithashtu ka publikuar edhe foto të ushtarëve rus të kapur në luftime. Sipas komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, numri i të arrestuarve është rreth 50 ushtarë, gjithashtu numri i viktimave nga ana e rusëve, sipas palës ukrainase, vlerësohet të jetë po 50.

Etiketa: helikoptereLuftetankeUkraine

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Sulmet ruse në Ukrainë, OSBE evakuon stafin

Sulmet ruse në Ukrainë, OSBE evakuon stafin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com