GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ajo që ndodh këtu…”/ Bellingham habitet me “marrëzitë” e La Ligas

19:15 - 29/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ajo që ndodh këtu…”/ Bellingham habitet me “marrëzitë” e La Ligas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jude Bellingham është një nga të sapoardhurit, te Real Madridi por duket sikur ka një dekadë që është pjesë e klubit. Megjithatë, dallimi me ligat e tjera në Europë ka qenë shumë i dukshëm për ‘5-shin’ e bardhë, i cili ka ndarë një reflektim me bashkëlojtarët e tij.

Jude Bellingham tashmë ka arritur në një përfundim pas analizës që ka bërë për tre ndeshjet e tij të para në Ligë. Mesfushori anglez është bërë “spiranca” e lojës së Real Madridit: gjithçka kalon nga këpucët e tij. Ai është bërë një lojtar themelor në modelin 4-4-2 me mesfushën diamant të dizajnuar nga Carlo Ancelotti dhe ai nuk e ka problem ta marrë dhe t’i përgjigjet kësaj sfide siç do të bënte një yll i kalibrit të tij.

Megjithatë, përvojat e tij të para në Spanjë po rezultojnë disi kontradiktore. Edhe pse nuk është penduar që ka nënshkruar për Real Madridin dhe kështu ua transmeton atyre që e rrethojnë, Bellingham vazhdon të mendojë se disa sjellje ndaj tij, janë… absurde: “Së pari më ofendojnë për shkak të festës sime, pastaj një kundërshtar që shkon për të prishur pikën e penalltisë para goditjes së Rodrygos… ajo që ndodh këtu është shumë e çuditshme, apo jo?”.

Për Jude Bellingham , paraqitjet e një pjese të caktuar të tifozëve të San Mamés dhe lojtarit të Celta de Vigo të cilit ai i referohet nuk përputhen me atë që ai kishte parë në Bundesligë, ose me atë që ai kujtonte nga koha e tij në divizionet e ulëta angleze. Kontrasti midis dy modeleve është shumë i qartë.

Bellingham duket se e ka harruar termin ‘përshtatje’. Që kur mbërriti në Real Madrid, lojtari anglez vendosi të tregojë se paratë dhe përpjekjet e investuara për të janë plotësisht të justifikuara, me 4 gola dhe 1 asistim, duke qenë kryesues i lisëts së golashënuesve. Megjithatë, ai nuk mund të lërë pa parë disa nga ‘marrëzitë’ ose ‘çuditë’ e futbollit spanjoll.

Ndërsa ai nuk e ka problem të lidhet me shokët e tij si brenda dhe jashtë fushës, ai mund ta ketë pak më të vështirë të përshtatet me këtë lloj sjelljeje të lojtarëve në Spanjë, në përgjithësi. Edhe lojtarët veteranë dhe me shërbim të gjatë në Real Madrid janë ende “jashtë vendit” kur ndodh ndonjë nga këto gjëra, si ato të përshkruara nga Jude Bellingham, ndodhin, pothuajse gjithmonë, gjatë një ndeshjeje të Real Madridit.

Etiketa: bellinghamla ligaReal Madrid

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Ukraina nuk sheh rënie të mbështetjes së Perëndimit

Ukraina nuk sheh rënie të mbështetjes së Perëndimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Lexo më shumë
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com