Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në superstradën Lezhë-Milot. Mësohet se një autobus me pasagjerë është përplasur me një trajl te kryqëzimi i Shëngjinit.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime tre persona, mes të cilëve dy fëmijë dhe një grua që janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Theksojmë se numri i aksidenteve rrugore sa vjen e shtohet, ndërsa shkak janë manovrat e shpejtësisë nga shoferët e mjeteve. / A. L Gijotina.com /